Logoja e Apple mund të ndriçohet në iPhone 12, kur merrni njoftime të reja - Bota Sot
Logoja e Apple mund të ndriçohet në iPhone 12, kur merrni njoftime të reja

Mobile

Logoja e Apple mund të ndriçohet në iPhone 12, kur merrni njoftime të reja

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Njerëzit kanë qenë në kërkim të dëshpëruar për mënyra për ta bërë që të ndizet logoja e Apple në pjesën e pasme të iPhone, që nga pajisja e debutuar në vitin 2007.

Disa madje kanë pasur sukses. Por duket se iPhone i ardhshëm i firmës Cupertino (i quajtur iPhone 12) mund të ofrojë funksionin si standard – logoja që ndriçohet sa herë që ka një njoftim të palexuar.

Zbuluar së pari nga Apple Insider, vërehet se kompania me emër frutash ka paraqitur një kërkesë për patentë për të përdorur logon në pjesën e pasme të iPhone si një dritë njoftimi.

Më konkretisht, Apple parashikon që drita të ndryshojë pamjen për të tërhequr vëmendjen në përgjigje të komunikimit në hyrje – një telefonatë ose një mesazh në WhatsApp, për shembull – dhe njoftime të tjera të lidhura me përdoruesit, si ngjarje kalendarike dhe alarme.

Patenta lë të kuptohet se mund ta bëjë këtë duke ndryshuar ngjyrën, duke u ndriçuar ose ndezur.
Sidoqoftë, ky nuk është një koncept plotësisht i ri.

Siç është cekur nga The Verge, logoja në pjesën e pasme në Motorola One Zoom ndizet si një LED njoftimesh dhe jo sikur lexues i gjurmëve të gishtërinjve, siç ishte rasti në modelet e mëparshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...