Rrjedhin imazhet finale të Pixel 4XL, në prag të lansimit zyrtar - Bota Sot
Rrjedhin imazhet finale të Pixel 4XL, në prag të lansimit zyrtar

Mobile

Rrjedhin imazhet finale të Pixel 4XL, në prag të lansimit zyrtar

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:18
Pixel 4XL

Pas rrjedhjes së konceptit zyrtar të Pixel 4, në të zezë, dje, Evan Blass po  vazhdon me imazhe të reja. 

Nga e njëjta kategori, ky duket të jetë koncepti zyrtar për shtyp i Pixel 4 XL, në të bardhë.

Ashtu si në rastin e Pixel 4, ky koncept i Pixel 4 XL nuk sjell diçka të re, por shërben si një konfirmim i asaj që ne kemi parë dhe dëgjuar tashmë. 

Fotografia duket të jetë e njëjtë, meqë P4 qëndron qartë për Pixel 4, dhe data është ende data e lansimit, 15 tetor.

Për më tepër se kaq, tani kemi një vështrim, në skajet e rrumbullakosura të ekranit, kornizën e madhe të sipërme të vendosur për të gjitha veglat harduerike, duke përfshirë radarin Soli, dhe rregullimin e ri të kamerës në pjesën e pasme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...