iPhone 11 Pro shkatërron Android-in në testet e performancës - Bota Sot
iPhone 11 Pro shkatërron Android-in në testet e performancës

Mobile

iPhone 11 Pro shkatërron Android-in në testet e performancës

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 22:22
iPhone 11 Pro

Nga pamja e jashtme, mund të mos duket aq e ndryshme nga iPhone i vitit të kaluar. Por, në realitet, iPhone 11 Pro ka shumë risi që nuk janë të dukshme në shikim të parë.

Përveç prezantimit të modalitetit Night, e cila është një risi, përparimet harduerike të ofruara nga iPhone 11 Pro janë mbresëlënëse.

Apple vëren se A13 Bionic në modelet iPhone 11 Pro përmban deri në 20 përqind CPU dhe GPU më të shpejtë sesa A12.

Një përmbledhje e thelluar nga AnandTech zbulon se performanca dhe efikasiteti i ofruar nga iPhone 11 Pro është më i mirë se të gjithë konkurrentët.

Përtej A13, Apple më në fund u dha përdoruesëve të saj atë që e dëshiruan për sa i përket jetëgjatësisë. Me iPhone 11, Apple më në fund i’u përgjigj atyre lutjeve.

Në përgjithësi, iPhone 11 Pro ka një numër karakteristikash të reja inovative që mund të mos jenë aq të dukshme në shikim të parë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat