Rreth gjysma e iPhonave funksionalë, tashmë punojnë me sistemin iOS 13 - Bota Sot
Rreth gjysma e iPhonave funksionalë, tashmë punojnë me sistemin iOS 13

Mobile

Rreth gjysma e iPhonave funksionalë, tashmë punojnë me sistemin iOS 13

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 21:30
iPhone

Tashmë është bërë afro një muaj, që kur është lansuar sistemi i ri operativ iOS 13 dhe Apple ka konfirmuar se rreth gjysma e telefonave funksionalë, punojnë me iOS13, vetëm se nuk është saktësuar nëse kjo shifër arrin mbi 50 për qind.

Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur, se mbi 55 për qind e smartfonëve që e kanë integruar këtë sistem, janë të prodhuar në katër vitet e fundit.

Situatë e njëjtë nuk është edhe me iPad, pasi sistemin iPadOS 13 të lansuar më 24 shtator, është shkarkuar në vetëm 33 për qind të këtyre tabletave. Derisa 41 për qind  tyre, janë prodhuar në katër vitet e fundit, që e kanë shkarkuar sistemin e ri.

Më e rëndësishmja, është se tabletat iPad, deri në tani funksiononin me iOS, ndërsa tani e kanë sistemin special iPadOS13, të dedikuar për lehtësimin e përdorimit të tyre.

Sistemi operativ iOS 13 nuk është lansuar pa probleme, mirëpo Apple ka arritur që ta përmirësojë me kohë, për ta bërë kaq të kërkuar në mesin e përdoruesve të këtyre pajisjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat