Motorola RAZR i palosshëm do të lansohet më 13 nëntor, bën të ditur ftesa e kompanisë - Bota Sot
Motorola RAZR i palosshëm do të lansohet më 13 nëntor, bën të ditur ftesa e kompanisë

Mobile

Motorola RAZR i palosshëm do të lansohet më 13 nëntor, bën të ditur ftesa e kompanisë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Është raportuar për telefona të palosshëm Motorola RAZR për mjaft kohë.

Falë konfirmimeve nga drejtuesit e kompanisë nuk është më pyetja nëse ekziston apo jo, por përkundrazi, çështja tani është kur kompania do të zbulojë zyrtarisht qasjen e saj në telefona të palosshëm, me rikrijim të një pajisje klasike.

Disa raporte janë duke shfaqur në të cilat Motorola po dërgon ftesa për një ngjarje të 13 nëntorit, në Los Angeles, duke lënë të kuptohet në një “zbulim i shumëpritur i një ikone të rikrijuar”.

Pyetja më e madhe tani është, a mund të japë Motorola / Lenovo në një telefon të palosur?

Huawei ka vonuar Mate X-in e vet, dhe Galaxy Fold tani po fillon të dalë në treg, jo pa pengesat e veta.

Konceptet e hershme bazuar në rrjedhjet dhe thashethemet, sugjerojnë se telefoni do të duket kështu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat