Samsung nuk do ta mbështesë më Linux-in në DeX - Bota Sot
Samsung nuk do ta mbështesë më Linux-in në DeX

Mobile

Samsung nuk do ta mbështesë më Linux-in në DeX

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 19:08
Ilustrim

Ata që kanë përdorur Linux në DeX (ose Linux në Galaxy) për ta kthyer telefonin e tyre Samsung në një PC, do të duhet të ndryshojnë planet në të ardhmen.

Samsung ka paralajmëruar përdoruesit të mbyllin programin beta Linux on DeX, pasi azhurnimi i Android 10 i kompanisë nuk do të mbështesë përdorimin e sistemit operativ me burim të hapur si një mjedis desktop.

Samsung nuk e njoftoi arsyen e këtij vendimi, por theksoi se beta Android 10 vjen tashmë pa asnjë mundësi Linux.

Masa nga kompania e Koresë së Jugut do të lërë adhuruesit e Linux në ‘baltë’ pasi kanë humbur opsionin e vetëm për të ekzekutuar përvojën e plotë të sistemit të desktopit në telefonat e tyre, përveç përdorimit të platformës së tyre të preferuar në telefona.

Android 10 lejon të përdorni një ndërfaqe Android dukshëm më të kufizuar me optimizimin DeX. Samsung është akoma i përkushtuar për DeX, duke mundësuar një veçori të stilit desktop për Windows dhe Mac.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat