Sistemi i errësimit te ekranit të iPhone, mund t’ju kursejë shumë baterinë - Bota Sot
Sistemi i errësimit te ekranit të iPhone, mund t’ju kursejë shumë baterinë

Mobile

Sistemi i errësimit te ekranit të iPhone, mund t’ju kursejë shumë baterinë

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 08:41
Sistemi i errësimit te ekranit të iPhone

Kohëve të fundit, ka pasur shumë lajme për mundësinë e errësimit të ekranit, që prej se është lansuar, ka nisur të aplikohet nga shumë aplikacione.

Me ekranin që ka sfond të errët, derisa shkronjat kanë ngjyra të hapura, është më lehtë të lexohet dhe nuk shkakton dhimbje të syve, ndërsa sipas një testi, baterinë e kursen në masë të madhe.

PhoneBuff e ka bërë një test të automatizuar me dy iPhone XS Max, në njërin prej të cilëve ishte aktivizuar errësimi i ekranit, derisa tjetri kishte format të zakonshëm.

Shpenzimi i kohës në Twitter, YouTube, Messenger dhe aplikacione tjera ka qenë i njëjtë, derisa shpenzimi i baterisë ndryshonte. Në fund të këtij testimi, shihet se me aktivizimin e ekranit të errësuar, është kursyer sasi e madhe energjie, që është afro 30 për qind, deri telefoni tjetër ka ndaluar.

Ruajtja e baterisë së iPhone, bëhet vetëm me ekrane OLED, derisa këtë herë është punuar ën mënyrë automatike dhe nuk janë përdorur aplikacione që nuk e kanë këtë mundësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat