Lansohet modeli i telefonit Sony Xperia 1 Professional Edition

Mobile

Lansohet modeli i telefonit Sony Xperia 1 Professional Edition

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 19:00
Sony Xperia 1 Professional Edition

Sony Xperia 1 është në dispozicion që nga qershori, por Sony tani ka vendosur ta lansojë versionin e rifreskuar të telefonit, të quajtur Xperia 1 Professional Edition. Ky model vjen me përmirësime për ekran, kamerë dhe ka mbështetje për koneksionin LAN përmes portit Type-C, raporton GSMArena.

Paneli 4K OLED vazhdon të jetë prezent, me raport të faqeve prej 21:9, por tani ofrohet edhe mbështetja për sinjalin 10-bitësh dhe ekranin e kalibruar më mirë.

Kur bëhet fjalë për kamerat, Sony e implementon aplikacionin Imaging Edge Mobile i cili e mundëson transferimin pa tel të fotove dhe videove nga kamerat Sony në telefona. Gjithashtu, ofrohet add-oni Transfer & Tagging, i cili u mundëson fotografëve të futin tagë dhe mbështetje zanore për foto.

Një tjetër shtesë interesante është mbështetja panoramike për ekranin fillestar, e cila gjithashtu me siguri do të arrijë edhe në modelin standard Xperia 1 në azhurnimin e ardhshëm.

Karakteristikat kryesore mbeten Snapdragon 855, 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për ruajtje. Gjithashtu, është mbajtur që nga fillimi edhe bateria prej 3300mAh dhe softueri Android 9 Pie.

Xperia 1 Professional Edition kushton rreth 1.320 dollarë dhe do të dalë në shitje në Japoni nga 25 tetori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat