Dëmi që po na shkakton drita blu e celularit - Bota Sot
Dëmi që po na shkakton drita blu e celularit

Mobile

Dëmi që po na shkakton drita blu e celularit

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Drita blu e celularit ndikon tejet negativisht në shëndetin tonë, pavarësisht filtrave të vendosur. Është kjo ajo që thotë një studim amerikan i Oregon State University, pas një eksperimenti që u krye në një model kafshësh.

Studiuesit i ekspozuan një grup insektesh në cikle ditore 12 orëshe të dritës blu dhe 12 orë të tjera në errësirë. Rezultoi se insektet e ekspozuara në mënyrë konstante ndaj dritës blu, ishin më pak jetëgjatë.

Më konkretisht insektet shfaqën dëmtime të qelizave të retinës dhe në neuronet cerebrale, si dhe kapaciteti i tyre lëvizës ishte reduktuar njerëz. Gjithçka ndodhte kur dritë blu godiste sytë.

U zbulua se drita blu e pajisjeve elektronike është në gjendje që të ndikojë në cilësinë e shikimit dhe në funksionimin e trurit.

Ekspertët këshillojnë që të reduktohet në mënyrë të ndjeshme ekspozimi ndaj këtyre pajisjeve elektronike, sidomos në orët që i prijnë gjumit, shkruan noa. Bazuar në një studim të publikuar nga ‘National Sleep Foundation në SHBA, rezulton se drita blu ngadalëson çlirimin e melatoninës, i cili njihet si hormoni i gjumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat