Xiaomi do të sjellë një smartfon të ri që ka kamerë “penta” me 108 megapixelëve - Bota Sot
Xiaomi do të sjellë një smartfon të ri që ka kamerë “penta” me 108 megapixelëve

Mobile

Xiaomi do të sjellë një smartfon të ri që ka kamerë “penta” me 108 megapixelëve

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 07:42
Xiaomi

Smartfoni Xiaomi Mi CC9 Pro, është ndër të parët që do të ketë kamerë “penta”, që do të thotë se do të funksionojë nëpërmjet pesë sensorëve.

Kamera pasme e këtij telefoni do të ketë 108 megapixel, që i mundëson të realizojë imazhe shumë të pastra me rezolucion të lart.

Më herët, kemi parë smartfonë që kanë nga pesë kamera, si Nokia 9 PureView dhe Huawei P30 Pro, por, Xiaomi i ka integruar që të pesta që të funksionojnë së bashku.

Deri më tani, Xiamoni ka ofruar smartfonë mjaft të mirë, por nuk ka investuar shumë në kamera dhe pjesë tjera atraktive, mirëpo ishte shumë i kërkuar për shkak të çmimeve të ulëta.

Image

Integrimi i kësaj kamere të fuqishme dhe vazhdimi i mbajtjes së çmimit në nivelin e duhur, pritet ta bëjë Mi CC9 Pro shumë të kërkuar.

Megjithëse nuk janë bërë të ditura detajet tjera, gjithçka do të mësohet më pesë nëntor, kur Xiaomi planifikon ta lansojë një orë të zgjuar dhe Xiaomi TV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat