Samsung “surprizon” përdoruesit me smartfonin e ri

Mobile

Samsung “surprizon” përdoruesit me smartfonin e ri

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Kompania telefonike Samsung “ngacmoi” përdoruesit e saj duke publikuar foto nga projekti për telefonin e parë që mund të paloset.

Gjatë konferencës Samsung Developer ditën e djeshme u prezantua përmes një video,  smartfoni Galaxy Fold e cila mund të palosej duke e zvogëluar ekranin po pa e prishur pamjen.

Samsung nuk dha informacione të detajuara për modelin e ri duke e lënë surprizë dhe datën e publikimit.

Projekti pilot i nxjerrë më parë në shtator të këtij viti kishte problem më përthyerjen e ekranit, ndaj kompania vendosi të shtyjë datën zyrtare të lansimit.

Konkurrenca mes kompanive për të sjellë këtë risi është shumë e fortë. Të gjithë janë po mundohen të prodhojnë një telefon që mund të punojë si kompjuter por me përmasa të vogla, ndaj dhe ideja e përthyeshmërisë është një sfidë më vete për inxhinierët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat