Huawei me 66.8 milionë telefona të shitur në tremujorin e tretë - Bota Sot
Huawei me 66.8 milionë telefona të shitur në tremujorin e tretë

Mobile

Huawei me 66.8 milionë telefona të shitur në tremujorin e tretë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 15:03
Huawei

Huawei njoftoi se tashmë shiti 200 milionë telefona, tre muaj më herët se vitin e kaluar.

Gjigandi i teknologjisë kineze gjithashtu tha se po planifikonte të shesë 270 milionë telefona në total këtë vit dhe ata mund të jenë në rrugën e duhur për ta arritur atë.

Sipas IHS Markit, përmes DigiTimes, Huawei u rrit 28% nga viti në vit kur bëhet fjalë për telefonat inteligjentë të shitur në tremujorin e tretë.

Rritja e vëllimit të Huawei u nxit nga kërkesa e fortë nga tregu vendas kinez.

Dërgesat e telefonave inteligjentë të kompanisë në Kinë u rritën me 65% në tremujorin e tretë.

“Performanca e mirë në tregun kinez kompensoi për shitjet jashtë shtetit, të cilat ranë për shkak të sanksioneve amerikane” deklaroi Jusy Hong, drejtori i kërkimit për IHS.

Ndërsa dërgesat jashtë shtetit ranë në tremujorin e tretë në krahasim me T3 të 2018, ato u rritën në krahasim me tremujorin e dytë të 2019-ës.

Samsung, shitësi aktual numër një i telefonave inteligjentë arriti të dërgojë 78.0 milionë njësi në tremujorin e tretë, një rritje prej 10 përqind gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë, Apple, shitësi i tretë në rangun botëror ra me 2.1 përqind me vetëm 45.9 milionë iPhone të shitur në Q3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat