Zbulohen opsionet e ngjyrave të Galaxy S11 dhe Galaxy Buds 2

Mobile

Zbulohen opsionet e ngjyrave të Galaxy S11 dhe Galaxy Buds 2

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:33
Galaxy S11 dhe Galaxy Buds 2

Opsionet e ngjyrave të Galaxy S11, Galaxy S11e dhe Galaxy Buds janë zbuluar. 

Informata e fundit zbulon të paktën tre ngjyra në të cilat Samsung synon të ofrojë Galaxy S11e dhe Galaxy S11.

Samsung po planifikon të ofrojë Galaxy S11e në ngjyrat blu, gri dhe rozë. 

Sa i përket Galaxy S11 më të madh, ai do të jetë i disponueshëm në ngjyrën e zezë, të hirtë dhe të kaltër. 

Samsung ka të ngjarë t’i ofrojë këto pajisje në më shumë ngjyra, por tani për tani, vetëm këto opsione ngjyrash kanë  rrjedhur.

Thashethemet e tjera tregojnë se Galaxy S11 vjen me një aparat fotografik 108MP dhe një bateri më të madhe.

Rrjedhja nga IshanAgarwal24 konfirmon gjithashtu që Samsung synon të lansojë Galaxy S10 Lite me ngjyrë të zezë, blu dhe të bardhë. 

Kompania koreane po punon gjithashtu në Galaxy Note10 Lite që do të lansohet në ngjyrën e kuqe, argjend dhe të zezë. 

Për momentin, nuk ka asnjë detaj se kur Samsung po planifikon të lansojë Galaxy S10 Lite dhe Galaxy Note 10 Lite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat