Apple zbulon pajisjet që do të zëvendësojnë plotësisht iPhone? - Bota Sot
Apple zbulon pajisjet që do të zëvendësojnë plotësisht iPhone?

Mobile

Apple zbulon pajisjet që do të zëvendësojnë plotësisht iPhone?

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:29
Pajisjet që do të zëvendësojnë plotësisht iPhone

Kompania Apple dëshiron të zëvendësojë produktin e tyre më të famshëm, iPhone në dhjetë vjetët e ardhshëm.

Ajo që mund të zëvendësojë telefonin e famshëm nuk është një pajisje tjetër, por - syze të mençura.

Shembujt e parë të syzeve të tilla duhet të shfaqen qysh në vitin 2022. Një vit më vonë, modele më "të hijshme" do të shfaqen në treg, ndërsa në 10 vjetët e ardhshme modelet që do të barten në kokë duhet ‘të shtypin’ plotësisht telefonat e zgjuar.

Dëshmitarët thonë se çështja u diskutua në një takim sekret muajin e kaluar në selinë e Apple në Cupertino, i cili diskutoi dy modele të ardhshme, sipas The Information.

Pajisja e parë, e planifikuar për vitin 2022, është e ngjashme me syzet e realitetit virtual Oculus Quest. Është e pajisur me një ekran me rezolucion të lartë, kamera të jashtme dhe ka aftësinë për të hartuar mjedisin.

Pajisja e dytë, që pritet në 2023, duket më shumë si syze dielli, por ka një kornizë të trashë që strehon bateri dhe një procesor. Këto syze janë të dizajnuara për përdorim gjatë gjithë ditës dhe janë model me qëllimin përfundimtar të Apple: një pajisje krejt e re që do të zëvendësonte plotësisht iPhone.

Pajisjet e reja do të dizajnoheshin me një ide të thjeshtë: në vend që të shikonit telefonin tuaj, informacioni do t'ju shfaqej brenda fushës së shikimit.

Kështu, për shembull, aplikacioni Apple Maps, i shikuar përmes syzeve të realitetit virtual, do të mbulonte imazhin përpara tij me hartën që përdoruesi po shikonte.

Ndryshe, kryeshefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka folur vazhdimisht në lidhje me Realitetin e Shtuar (AR), duke thënë se mund të ndryshojë mënyrën se si e përdorim teknologjinë përgjithmonë, raporton Business Insider.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat