Arrin telefoni Redmi K30 5G

Mobile

Arrin telefoni Redmi K30 5G

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:38
Redmi K30 5G

Kompania kineze Xiaomi nuk e ka ndërmend të ndalojë në marshimin e saj drejt të gjithë segmenteve të tregut: vetëm gjashtë muaj pas fillimit të serive K20 të telefonave të njohur Mi9T dhe Mi9T Pro, tash po vjen pasardhësi i tyre, seria K30.

Këto pajisje duhet të zbulohen më 26 nëntor në Samitin e Teknikës MediaTek dhe do të mundësohen nga çipi më i fundit M70.

Të dy telefonat do të mbështesin teknologjinë 5G, pritet të kenë dy kamera selfi me dy vrima dhe pritet që modeli më i fortë të vijë me 12 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për të dhëna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat