Strategy Analytics: Apple mund të bëhet lideri i telefonave 5G në 2020

Mobile

Strategy Analytics: Apple mund të bëhet lideri i telefonave 5G në 2020

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Apple ka pasur një kohë të vështirë me modemët Intel, por kur fillojnë të përdorin modemet 5G, problemet e lidhjes mund të largohen. 

Qualcomm supozohet të jetë ofruesi i modemeve 5G për formacionin te rradhës të iPhone dhe nëse kjo është e vërtetë, Samsung dhe Huawei mund të shohin pajisjet e tyre 5G që tejkalohen nga iPhone-et e vitit 2020.

Samsung dhe Huawei kanë një avantazh të madh kur krahasohen me OEM-të e tjerë në botën e telefonave. 

Ata gjithashtu janë udhëheqës në aplikimin e 5G dhe deri sot, Apple ende nuk është pjesë e botës 5G. 

Sipas thashethemeve të fundit, të gjithë iPhone-et e vitit 2020 do të përfshijnë një modem 5G, që do të thotë që Apple do të lansojë të paktën tri pajisje me 5G, të aktivizuara vitin e ardhshëm. 

Tani, sipas parashikimeve nga Strategy Analytics, Apple do të bëhet mbreti i telefonave inteligjentë 5G vitin e ardhshëm. 

Kjo mund të mos vijë si befasi. Le të kujtojmë se Apple zakonisht merr pajisjet ekzistuese dhe i jep atyre pak më shumë, gjë që i bën të gjithë fansat e saj të ngazëllyer për përparimet e tyre. 

Po, mund të jetë gjithashtu pjesë e strategjisë së tyre të marketingut, por Apple është ende Apple, dhe produktet e tyre po përmirësohen gjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat