Njihuni me telefonin 5G më të hollë në botë

Mobile

Njihuni me telefonin 5G më të hollë në botë

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Oppo prezantoi Reno 2 vetëm dy muaj më parë por kjo nuk e ka ndaluar kompaninë të prezantojë serinë e tretë të telefonit përpara mbylljes së 2019-ës.

Kompania ka prezantuar Reno 3 dhe Reno 3 Pro ku të dy vinë me 5G por ka çipe me dy modalitete, katër antena dhe softuer të cilët së bashku duhet të sigurojnë jetëgjatësinë e baterisë së një telefoni LTE.

Algoritmet do të sigurohen që të mos përdorni 5G thjeshtë për të kontrolluar një e-mail edhe pse mund të ketë mbulim të tillë. Këtë bën të mund teknologjia e çipeve me dy modalitete.

Gjithashtu mund të prisni teknologji ekrani të fundit me fuqi shkëlqimi prej 800-nit, HDR10 dhe frekuenca rifreskimi 180Hz. Telefonët vinë me dy altoparlantë Dolby Atmos. Bateria me kapacitet prej 4,025 mAh karikohet në 50% për 20 minuta dhe 70% për gjysmë ore.

Përtej këtyre detajeve, të tjerat nuk janë aq suprizuese. Për shembull Reno 3 ka procesorin Dimensity 1000 të MediaTek, ekran 6.4-inç FHD+ AMOLED, kamër selfie 32-megapiksel, kamër të pasme 64-megapiksel kryesore dhe 8-megapiksel me kënd të gjerë.

Modeli Reno 3 Pro ka ekran 6.5-inç FHD+ frekuencë 90Hz me procesor Snapdragon 765G dhe kamër selfie 32-megapiksel. Kamera e pasme është 48-megapiksel shoqëruar nga dy të tjera, 13 dhe 2-megapiksel telefoto dhe kënd të gjerë respektivisht.

Së fundi Oppo thotë se është telefoni 5G më i hollë në botë me vetëm 7.7mm trashësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat