OPPO Reno3 dhe Reno3 Pro lansohen zyrtarisht - Bota Sot
OPPO Reno3 dhe Reno3 Pro lansohen zyrtarisht

Mobile

OPPO Reno3 dhe Reno3 Pro lansohen zyrtarisht

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 13:08
OPPO

Siç parashikohej nga rrjedhjet dhe raportet, OPPO lansoi të enjten zyrtarisht Reno3 dhe Reno3 Pro.

Janë telefon të aftë për 5G, dhe kanë bateri funksionale të vlerësuara në 4,025mAh, me mbushje të shpejtë 30W.

Reno3 përmban një ekran 6.4 inç AMOLED me rezolucion FHD + dhe një vrimë në formë të pikës ujore që strehon kamerën selfie 32-megapikselë.

Kamera kryesore është një njësi 64MP, e mbështetur nga një lente me kënd të gjerë 8MP.

Telefoni funksionon në Dimension 1000T 5G SoC të MediaTek.

Në rastin e Reno3 Pro, ai mundësohet nga procesori më i fundit Qualcomm Snapdragon 765G, dhe përmban një 6.5-inç FHD + AMOLED që vepron në 90Hz, duke strehuar një kamerë selfie 32MP.

Kamera kryesore është prej 48MP, mbështetur nga një lente telofoto 13-megapiksel 2X, një njësi ultra e gjerë dhe një sensor monokrom 2MP.

Çmimi është rreth 485 dollarë për Reno3 8 GB dhe shkon deri rreth 640 dollarë për 12 GB Reno3 Pro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat