OnePlus 8 Pro shfaqet në Geekbench - Bota Sot
OnePlus 8 Pro shfaqet në Geekbench

Mobile

OnePlus 8 Pro shfaqet në Geekbench

Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:13
OnePlus 8 Pro

OnePlus pritet t’i prezantojë tre telefona të rinj në të njëjtën kohë, gjë që do të jetë hera e parë në një histori relativisht të shkurtër të kompanisë kineze. OnePlus 8, modeli i cili do të gjendet në qendër të ofertës, tashmë është certifikuar në Indi, ndërsa modeli më i fuqishëm OnePlus 8 Pro është paraqitur në Geekbench, raporton GSMArena.

OnePlus 8 e ka numrin e modelit IN2011, ndërsa ashtu si edhe versioni Pro, do të ketë sistem me katër kamera në pjesën e pasme. Kur bëhet fjalë për OnePlus 8 Pro (IN2023), baza Geekbench 4 zbulon Android 10, çipsetin Snapdragon 865, pllakën amë Kona dhe 12 GB RAM.

OnePlus ka paralajmëruar ditë më parë ekranin e vet 120Hz, i cili me siguri do të jetë ekskluziv për modelin OnePlus 8 Pro, ndërsa dy modelet e tjera do të duhej të kenë ekrane 90Hz.

Telefoni i tretë në linjë, OnePlus 8 Lite, mund të jetë edhe telefoni i parë i kompanisë i cili nuk do të përdorë çipset Qualcomm - përmendet çipi MediaTek Dimension 800 5G, por modeli Dimensity 1000 5G është gjithashtu në qarkullim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat