Fotoja e publikuar, konfirmon ekranin e OnePlus 8 Pro, në shpejtësi prej 120Hz

Mobile

Fotoja e publikuar, konfirmon ekranin e OnePlus 8 Pro, në shpejtësi prej 120Hz

Më: 22 janar 2020 Në ora: 07:15
OnePlus 8 Pro

OnePlus është duke promovuar në mënyrë të vazhdueshme se ata janë duke punuar në një ekran që ofron një ritëm të rifreskimit të 120Hz, dhe tani falë një fotografie të rrjedhur të marrë nga True-Tech, ata kanë publikuar atë që duket se është OnePlus 8 Pro, ku bazuar në pamjen e ekranit që po shohim, duket se ekrani 120Hz është konfirmuar.

OnePlus asnjëherë nuk ka deklaruar se cili telefon do të marrë ekranin 120Hz, por gjithnjë ishte një supozim i sigurt se me shumë mundësi do të gjente rrugën në serinë OnePlus 8.

Gjithashtu, ajo që është interesante është se fotografia tregon gjithashtu se përdoruesit do të kenë mundësinë e rregullimit të ritmit të rifreskimit të ekranit të tyre.

Ata do të jenë në gjendje të zgjedhin midis shkallës së rifreskimit 120Hz, ose të shkojnë më poshtë në 90Hz apo edhe 60Hz.

Këto opsione do të ndihmojnë përdoruesit të ruajnë më mirë jetëgjatësinë e baterisë, ku besohet se një normë më e shpejtë e rifreskimit pa dyshim që do të ketë një kosto më të madhe në bateri në krahasim me një ritëm më të ngadaltë të rifreskimit.

Kështu, ne nuk jemi të sigurt nëse ekrani i shpejtësisë së rifreskimit 120Hz do të jetë ekskluziv i OnePlus 8 Pro, i cili me sa duket do të jetë modeli i nivelit më të lartë, ose nëse do të aplikohet në të gjithë linjën, por mund të jetë një mënyrë për të bërë dallimin midis modeleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat