Brenda dy muajsh, Apple pritet të lansojë një iPhone të ri shumë më të lirë - Bota Sot
Brenda dy muajsh, Apple pritet të lansojë një iPhone të ri shumë më të lirë

Mobile

Brenda dy muajsh, Apple pritet të lansojë një iPhone të ri shumë më të lirë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:29
Apple

Smartfoni do të jetë i ngjashëm me iPhone 8, ndërsa do të ketë ekran me 4.7 inç, si dhe butonin Home.

Bloomberg raporton se ky telefon nga Apple, që pritet të lansohet brenda dy muajsh, nuk do të ketë Touch ID dhe Face ID, ndërsa do të ketë procesor shumë më të fuqishëm, që të përshtatet me iPhone 11 dhe smartfonët tjerë në treg.

Ky lajm vjen pas pretendimeve të analistit Ming-Chi Kuo, që pretendonte se Appple do ta sjellë një iPhone shumë më të lirë, që kushton rreth 400 euro.

Në këtë iPhone, pritet të ketë  3GB RAM dhe 64/128GB memorie, ndërsa pjesa e jashtme të jetë ngjyrë hiri, argjendi apo e kuqe.

Mirëpo, deri më tani, nuk është thënë, nëse do ta ketë edhe portin për vendosjen e kabllos së kufjeve, gjë që është kërkuar të kthehet të iPhone të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat