Samsung me smartfon të ri që paloset, duket se do jetë shumë më i mirë se Galaxy Fold - Bota Sot
Samsung me smartfon të ri që paloset, duket se do jetë shumë më i mirë se Galaxy Fold

Mobile

Samsung me smartfon të ri që paloset, duket se do jetë shumë më i mirë se Galaxy Fold

Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:02
Samsung

Kanë mbetur edhe disa javë që kur do të lansohet Galaxy Fold, ndërsa që tani duket se Samsung, e ka zhvilluar një smartfon edhe më të mirë me mundësi që të paloset.

Së paku, kështu pretendohet në disa të dhëna nga burime të sigurta, por që nuk dihet nëse janë të vërteta.

Tashmë kemi dëgjuar se ky telefon, i cili thuhet se do të quhet Galaxy Z Flip, do të ketë dizajn sikur të guaskës, ndërsa tani dimë pak më shumë, se si do të funksionojë ai ekran i palosshëm.

Detajet e reja vijnë nga XDA Developers Max Weinbach, që raporton se Z Flip do të ketë aftësinë të “mbyllet” në një kënd prej 90 shkallësh, duke lejuar që gjysma e poshtme e telefonit të veprojë si mbajtëse që e mbanë lart.

Aplikacionet, përfshirë kamerën e telefonit, do të jenë në gjendje të përfitojnë nga ky orientim, i cili tingëllon veçanërisht i dobishëm për thirrjet video ose shikimin e videove të shkurtra. Sipas Weinbach, thirrja përfundon, paso telefoni të jetë palosur.

Ky smartfon dallon shumë nga Motorola Razr, e cila gjithashtu mbyllet si guaskë, por që nuk mund të hapet në këndin prej 90 shkallë,

Për këtë arsye, në Razr është edhe një ekran tjetër, që shërben për të marrë informacionet ëm të rrëndësishme, njëjtë sikurse edhe të Google Duo, ku te jetë mbyllur. Mësohet se Samsung Flip Z, do të ketë një ekran me 6.7 inç, që mund t’ju përshtatet të dy pozicioneve.

Sigurisht se këto të dhëna janë shumë të pakta dhe mungojnë detajet konkrete, mirëpo përshtaten me konceptin që Samsung e prezantoi gjatë vitit të kaluar, lidhur me një telefon të ri të palosshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat