Telefoni i ri i palosshëm nga Samsung, mund të vazhdojë ta ketë të dukshme pjesën ku paloset

Mobile

Telefoni i ri i palosshëm nga Samsung, mund të vazhdojë ta ketë të dukshme pjesën ku paloset

Më: 24 janar 2020 Në ora: 15:01
Telefoni i ri i palosshëm nga Samsung

Pjesa më e padëshiruar në Galaxy Fold, mund të arrijë edhe në telefonin e ri të palosshëm nga Samsung, që do të quhet Z Flip.

Fjala është për pjesën në mes ku mbyllet telefoni, e cila vazhdon të duket edhe kur hapet ekrani në tërësi.

“Samsung Ultra Thin Glass”, thuhet se do të përdoret në ekranin e Galaxy Z Flip, njëjtë sikurse është përdorur edhe te Galaxy Fold.

Ky material, nuk është treguar si suksesshëm, që të mos lë shenja dhe të mos duket hapësira ku bëhet mbyllja e telefonit.

Sipas të njëjtit burim, që ende nuk është konfirmuar nga Samsung, në Z Flip do të jetë skaneri për shenjat e gishtit, si dhe kamera me 12MP.

Kapaciteti i mbushjes është me 12Ë, derisa ka mundësi të mbushet me wireless dhe ta lëshojë sërish atë energji në ndonëj telefon tjetër.

Dynamic AMOLED thuhet se do të jetë ekrani i Samsung Z Flip, që pritet të prezantohet krahas S20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat