Realme RMX2071, me Snapdragon 865, vendos rekorde të reja AnTuTu

Mobile

Realme RMX2071, me Snapdragon 865, vendos rekorde të reja AnTuTu

Më: 26 janar 2020 Në ora: 14:09
Realme RMX2071

Telefoni i ri Realme u vu re në benchmarkingun AnTuTu, me numrin e modelit RMX2071. Si duket bëhet fjalë për telefonin e ardhshëm premium nga kompania kineze, pasi që i ka regjistruar rezultatet më të larta të benchmarkingut në listingun AnTuTu. Telefoni do të mund të shfaqet si Realme X50 Pro, raporton PlayfulDroid.

Telefoni RMX2071 në AnTuTu ka arritur një rezultat mbresëlënës prej 574.985 pikësh. Ka mundësi që një rezultat i këtillë është arritur për shkak se telefoni punon falë çipsetit Snapdragon 865, i cili u paralajmërua në dhjetor. Menjëherë pas paralajmërimit të SoC, Realme ishte ndër kompanitë e para që konfirmoi se do ta lansonte telefonin me çipin e përmendur.

RMX2071 mund të jetë një version i avancuar i Realme X50, i prezantuar më herët këtë muaj si telefoni i parë i kompanisë me mbështetje 5G. Prandaj, mund të ekzistojë mundësia që modeli i ri të dalë në treg si Realme X50 Pro. Megjithatë, Realme ende nuk e ka konfirmuar emërtimin e telefonit.

Kompania kineze ka konfirmuar se do ta bëjë një prezantim në ngjarjen Mobile World Congress (MWC) më 24 shkurt, kur mund të zbulojmë më shumë detaje zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat