Galaxy Z Flip do të jetë në dispozicion në disa opsione ngjyrash

Mobile

Galaxy Z Flip do të jetë në dispozicion në disa opsione ngjyrash

Më: 30 janar 2020 Në ora: 23:15
Galaxy Z Flip

Samsung Galaxy Z Flip do të debutojë më 14 shkurt, ndërsa informacionet e reja sugjerojnë se ai do të jetë në dispozicion në katër ngjyra - të zezë, vjollcë, argjendi dhe ari. Për opsionet e ngjyrave të telefonit kemi dëgjuar edhe më parë, ndërsa tani një raport i ri po e konfirmon këtë, raporton GSMArena.

Raporti përmend më tej se varianti i argjendtë i telefonit do të ketë model të ngjashëm me futbollin, dhe se dy opsionet e ngjyrave nuk do të jenë në dispozicion në të gjitha tregjet. Kështu, Galaxy Z Flip me siguri do të jetë në dispozicion në ngjyrë të kaltër, të kuqe dhe rozë në tregun e Koresë së Jugut.

Këto ditë u shfaq edhe çmimi i mundshëm, duke sugjeruar që telefoni fleksibil dhe i palosshëm i Samsungut do të kushtojë 1,400 dollarë. Telefoni do të funksionalizohet nga çipseti Snapdragon 855+ dhe do të ketë ekran Dynamic AMOLED 6.7 inçësh dhe bateri prej 3300mAh me 15W mbushje të shpejtë.

Kur bëhet fjalë për optikën, telefoni do t’i përdorë dy kamera 12MP në pjesën e pasme (të gjerë dhe ultra të gjerë), si kamerën selfie 10MP. Sistemi operativ është One UI 2.1, dhe i ka 256 GB hapësirë për ruajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat