Motorola do ta prezantojë një telefon premium dhe tre telefona të tjerë më 23 shkurt

Mobile

Motorola do ta prezantojë një telefon premium dhe tre telefona të tjerë më 23 shkurt

Më: 31 janar 2020 Në ora: 00:22
Motorola

Një ditë para fillimit zyrtar të konferencës MWC 2020 (24-27 shkurt), Motorola do ta mbajë një ngjarje gjatë së cilës kompania pritet t’i prezantojë telefonat Moto G8 dhe G8 Power, edhe një model nga segmenti i mesëm, si dhe telefonin premium Edge+, raporton GSMArena.

Pritet që Moto G8 të ketë ekran 6.39 inçësh HD+, çipset Snapdragon 665 dhe tre kamera në anën e pasme. Kamera kryesore duhet të ketë sensor 16MP, dhe do të ndiqet nga sensori makro 2MP dhe ai ultra-i gjerë 8MP. Pritet gjithashtu bateria prej 4000mAh.

G8 Power do të duhej të ketë panel 6.36 inçësh FHD+, me hapje punch-hole për kamerën 25MP, plus baterinë 5000mAh dhe të njëjtat tre kamera në anën e pasme si modeli G8, me shtimin e sensorit telofoto prej 8MP.

Motorola Edge+ pritet të ketë displej punch-hole, çipset Snapdragon 865 dhe deri në 12 GB RAM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat