Google mund ta shtojë incizimin e thirrjeve në aplikacionin e vet Android Phone

Mobile

Google mund ta shtojë incizimin e thirrjeve në aplikacionin e vet Android Phone

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 20:04
Aplikacioni Google Phone

Aplikacioni Google Phone së shpejti mund t’ua mundësojë përdoruesve t’i incizojnë thirrjet, si dhe t'i transkriptojnë ato. Këtë e zbulojnë APK fajllat në të cilët ka pasur qasje sajti 9to5Google, si dhe nga sajti XDA Developers.

Versioni më i ri 44 i këtij aplikacioni, gjithashtu, përmban kodin që tregon jo vetëm ekzistencën e funksionit të sipërpërmendur, por edhe se si mund të implementohet ndërkohë që është në përputhje me ligjin. Përveç kësaj, ekziston edhe karakteristika e cila sugjeron për mundësinë e transkriptimit të thirrjeve, me gjasë duke përdorur teknologji të ngjashme me aplikacionin ekzistues të transkriptimit të Google, Recorder.

Siç sugjeron XDA Developers, aplikacioni Phone do ta paraqesë butonin "record" gjatë çdo thirrjeje telefonike, pasi të implementohet funksioni. Me të shtypur butoni fillon regjistrimi, ndërsa kjo me siguri do ta iniciojë edhe "mohimin e përgjegjësisë", i cili do t’i njoftojë verbalisht të dyja palët se biseda është duke u regjistruar.

Këto funksione janë ende në fazën e testimit dhe nuk janë implementuar. Kjo do të thotë që ato mund të shfaqen në versionet e ardhshme të aplikacionit Phone, por ka mundësi që kjo të mos ndodhë. Përveç kësaj, funksionet mund të jenë ekskluzive vetëm për telefonat Pixel dhe në territoret e caktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat