Rrjedha e re mund të konfirmojë kohën e lansimit të iPhone 9

Mobile

Rrjedha e re mund të konfirmojë kohën e lansimit të iPhone 9

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 22:00
iPhone 9

Tashmë po qarkullojnë thashetheme që thonë se iPhone tjetër SE 2 ose iPhone 9 do të arrij diku në mars, por informuesi i famshëm Evan Blass, na ka dhënë një hapësirë kohore më të saktë.

Mbrëmë ai deklaroi në Twitter afatin kohor për disa nga ngjarjet e ardhshme të telefonave, dhe aty mund të gjejmë iPhone-in e ardhshëm të Apple.

iPhone 9 supozohet të jetë pajisja më e re e Apple, e përshtatshme për buxhetin mesatar.

Ky telefon është thënë se ka një dizajn të ngjashëm me atë që kemi parë në iPhone 8, por do të sjell Touch ID.

Tani, thashethemet përmendin që kjo pajisje ka filluar të prodhohet në masë gjatë këtij muaji, që do të thotë se mund të presim që të lansohet së shpejti.

Evan Blass thotë se njoftimi i iPhone SE 2 (iPhone 9) mund të ndodhë në mes të marsit, dhe ai gjithashtu tregon ardhjen e pajisjeve Samsung Galaxy S20 tek pronarët e tyre.

Për momentin, askush nuk mund të konfirmojë ose mohojë këto informacione, por nëse do të ndodhë një ngjarje e Apple për të njoftuar këtë pajisje të re, ndoshta do të duhet të presim një javë ose dy para se të marrim një njoftim zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat