Galaxy Z Flip vs. Motorola Razr, në testin e hedhjes

Mobile

Galaxy Z Flip vs. Motorola Razr, në testin e hedhjes

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:38

Falë Samsung Galaxy Z Flip dhe Motorola Razr dhe ekraneve të tyre të palosshme, telefonat e palosshëm janë duke u rikthyer.

Dhe derisa telefonat e palosshëm modern janë më të sofistikuar dhe kanë shumë funksione për dallim nga ato modele të vjetra, sikur Razr origjinal, sa i përket çmimit nuk janë dhe aq lirë: Razr kushton 1,499 dollarë (rreth 1,385 euro) ndërsa Z Flip 1,380 dollarë (1,275 euro), shkruan cnet.

Galaxy Z Flip vjen me kornizë nga xhami si dhe me ekran tërësisht nga xhami, ndërsa Razr është i bërë nga xhami, plastika dhe çeliku i pandryshkur.

Modelet e vjetra të telefonave të palosshme, pavarësisht hedhjeve, gërvishtjeve apo goditjeve, në një farë mënyrë arrinin të mbijetonin.

Për të gjetur se sa janë të qëndrueshme këto modelet e reja, Galaxy Z Flip dhe Motorola Razr, dhe se sa janë të fortë kur hidhen nga një lartësi e caktuar, mund të kuptoni në videon më lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat