Përdoruesit e Samsung u trembën pasi pranuan një mesazh të çuditshëm në telefonat e tyre - Bota Sot
Përdoruesit e Samsung u trembën pasi pranuan një mesazh të çuditshëm në telefonat e tyre

Mobile

Përdoruesit e Samsung u trembën pasi pranuan një mesazh të çuditshëm në telefonat e tyre

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Përdoruesit e Samsung kanë mbetur të habitur pasi morën njoftime të çuditshme.

Përdoruesit e telefonit Galaxy në të gjithë botën mbetën të habitur kur pranuan një mesazh në telefonat e tyre, në të cilin shkruhej vetëm “1”.

Kjo duket se është shkaktuar nga një gabim, ose një provë brenda sistemit të Samsung.

Por formulimi i pazakontë dhe aplikacioni që e dërgoi bëri shumë panik dhe shqetësim të përdoruesit, sepse menduan se telefoni i tyre ishte kompromentuar.

Shumë përdorues ishin veçanërisht të shqetësuar sepse njoftimi vinte nga aplikacioni “Find My Mobile”.

Kjo mund të përdoret për të gjetur se ku është telefoni juaj, si dhe për të fshirë nga larg të gjitha të dhënat në të – duke bërë që njerëzit të shqetësohen se vendndodhja e tyre mund të hakohet.

Njoftimi në fakt nuk dukej se kishte të bënte asgjë me aplikacionin, sepse duke klikuar atë, thjesht mesazhi zhdukej, dhe as që hapej aplikacioni “Find My Mobile”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat