Samsung planifikon të shesë ekranet e tyre të palosshme, tek kompanitë tjera

Mobile

Samsung planifikon të shesë ekranet e tyre të palosshme, tek kompanitë tjera

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 12:34
Foto

Samsung ka punuar në ekranet e palosshme për mjaft kohë tani dhe vitin e kaluar, teknologjia më në fund bëri debutimin e saj në smartphone-in Galaxy Fold.

Deri më tani, nuk ka shumë kompani që vijnë përpara me pajisje të ngjashme, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.

Samsung Display ka njoftuar komercializimin e xhamit ultra të hollë që mund të përdoret në zhvillimin e telefonave inteligjentë me ekran të palosshëm.

Sipas Dennis Choi, nënkryetar i ekipit të marketingut të ekraneve telefonik në Samsung Display, “Zhvillimi i ekranit të ri jashtëzakonisht fleksibile UTG tani na mundëson të plotësojmë nevojat më të mëdha të klientëve.”

Është e paqartë se kush mund të kërkojë të blejë ekranet e palosshme të Samsung, por me vendosjen e ekraneve të palosshme Samsung në dispozicion të kompanive të tjera, kjo mund të sjell zhvillimin e pajisjeve të ngjashme.

Deri më tani, ekzistojnë katër kompani që kanë bërë (ose janë duke bërë) pajisje të palosshme.

Këtu përfshihen Samsung, Huawei, Motorola dhe Royole.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat