Samsung Galaxy S20 me qëndrueshmëri të konsiderueshme, të mos testohet në rrethana ekstreme - Bota Sot
Samsung Galaxy S20 me qëndrueshmëri të konsiderueshme, të mos testohet në rrethana ekstreme

Mobile

Samsung Galaxy S20 me qëndrueshmëri të konsiderueshme, të mos testohet në rrethana ekstreme

Më: 11 mars 2020 Në ora: 14:51
Samsung Galaxy S20

Tani që Samsung Galaxy S20 Ultra, si dhe S20 dhe S20 + janë në dispozicion për blerje, është e arsyeshme të kontrollohet se sa të qëndrueshëm janë këta smartfonë mjaft të kushtueshme.

Pas disa testimeve, është nxjerrë edhe përgjigjja lidhur me qëndrueshmërinë që ka ky telefon, gjë që del të jetë mjaftë befasuese.

Megjithse e ka ekranin më të madh, S20 Ultra është më i qëndrueshëm i grupit, me rezistencë të madhe ndaj lakimit dhe në përgjithësi më pak shanse që të thyhet kur hidhet. Gjë që nuk nënkupton, se rekomandohet të mbahet në mënyrë të pakujdesshme.

Në provat mjaft gjithëpërfshirëse të SquareTrade, që përfshin hedhjen e telefonave në pjesën e përparme dhe të pasme, lakimin e tyre, rrëzimin përreth dhe zhytjen në ujë, të gjitha pajisjet S20 pësuan dëme serioze.

Dallimi mes tyre, është se S20 Ultra mund të punojë edhe pasi të jetë rrëzuar dhe thyer, derisa dy versionet tjera e kanë të pamundur.

Në simulimet që kaluan këta tre smartfonë në Samasug, treguan se kanë qëndrueshmëri të konsiderueshme, pasi pjesa e brendshme arrin të mos dëmtohet, megjithëse pjesa e jashtme pëson dëme. Kjo lë të kuptohet, se në situata normale dhe të përditshme, Samsung Galaxy S20 është mjaft i qëndrueshëm, por të mos testohet në rrethana ekstreme, sepse i ka pjesët e ndjeshme dhe nuk i përballon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat