Për të shmangur ngecjen e internetit, hiqni mikrovalën nga priza

Mobile

Për të shmangur ngecjen e internetit, hiqni mikrovalën nga priza

Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:33
Foto Ilustrim

Nëse doni internet të shpejtë, hidhini sytë nga mikrovala në kuzhinë! Këshilla e fundit, që mos t’ju ngecë rrjeti, është mirë të fikni mikrovalën!

Në ditët e gjata të karantinës, ushqimi dhe interneti janë dy nga aktivitetet që na argetojnë më shumë, por ja që për shpejtësinë e njërës duhet shmangur tjetra, shkruan BBC.

Mikrovala ka fuqi të reduktojë sinjalin e wi-fi kështu që kur bëni video call-s, shihni filma apo diçka të rëndësishme online, sigurohuni që askush të mos e përdorë.

Këshilla të tjera për një internet të shpejtë:

1. Zhvendoseni modemin e internetit sa më larg të jetë e mundur nga pajisjet e tjera elektronike që të mos interferojnë me sinjalin

2. Mbajeni router-in të ndezur.

3. Përpiquni të flisni sa më pak me video duke qenë se kërkon shumë më tepër internet se audio.

4. Kini parasysh që sa më shumë pajisje elektronike të jenë të lidhura me internetin tuaj, aq më shumë ngadalësohet shpejtësia e tij.

5. Kohën që nuk do ta përdorni (natën) përpiquni ta fikni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat