Apple do ta shtyjë lansimin e modeleve të reja të iPhone 12 - Bota Sot
Apple do ta shtyjë lansimin e modeleve të reja të iPhone 12

Mobile

Apple do ta shtyjë lansimin e modeleve të reja të iPhone 12

Më: 26 mars 2020 Në ora: 23:18
iPhone 12

Seria e re e iPhone 12 pritej të lansohej zyrtarisht në shtator, sipas strategjisë së zakonshme të lansimit të kompanisë Apple.

Viti 2020 do të ishte një vit i rëndësishëm për pajisjet mobile të Apple, pasi që këto modele thuhet se janë të parat nga kompania amerikane e cila ka integruar edhe rrjetin dhe teknologjinë e re të 5G.

Sidoqoftë, pandemia e vazhdueshme e koronavirusit mund ta detyrojë Apple të bëjë një veprim të paparë – duke vonuar lansimin e tre modeleve të reja të iPhone 12.

Sipas një raporti të ri nga Azia thuhet se Apple aktualisht po përgatitet për një vonesë të tillë në lansim të modeleve të reja të iPhone 12, sepse pandemia globale COVID-19 po kërcënon kërkesën globale.

Apple mendohet se ka zhvilluar diskutime të brendshme për mundësinë e shtyrjes së iPhone 12, thuhet sipas tre personave të njohur me këtë çështje.

Në anën tjetër, një burim tjetër i afërt me zhvillimet në kompani tha se Apple vërtet dëshiron që iPhone i parë me 5G të jetë një hit i madh, ndërsa pandemia globale do t’ia pamundësojë një gjë të tillë.

Apple pritet se do ta marrë vendimin përfundimtar rreth lansimit të serisë së re të iPhone 12 përgjatë muajit maj. Kompania nuk pranoi të komentojë. Në rastin më të keq, modelet e iPhone 12 do të vonohen deri në vitin 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat