Samsung ju sjell 5 aplikacionet më të mira që koha në izolim të fluturojë!

Mobile

Samsung ju sjell 5 aplikacionet më të mira që koha në izolim të fluturojë!

Më: 9 prill 2020 Në ora: 08:42
Ilustrim

Situata në të cilën ndohdemi prek secilin nga ne ndryshe. Disa kanë pastruar shtëpitë e tyre me themel, disa i janë përkushtruar ushtrimeve të fitnesit, e të tjerë ende kërkojnë për një mënyr productive dhe interesante për të kaluar kohën. Nëse jeni një prej tyre, Samsung ju sugjeron aplikacionet më poshtë me të cilat koha futuron dhe madje mund të mësoni diçka të re.

Google Duo

Koha kalon më shpejt në rrethin e familjes dhe miqve. Provoni aplikacionin Google Duo për të qënë në kontakt me të dashurit tuaj gjatë kësaj kohe. Pajisjet inteligjente Galaxy S20 ofrojnë një përvojë të përmirëuar të bisedave me video përmes partneritetit ekskluziv me Google dhe Google Duo video chats në cilësi HD. Google Duo është i pajtueshëm me të gjitha sistemet e operimit. Duke përdorur një lente të gjerë në pajisjet e fundit nga familja Samsung Galaxy, përdoruesit mund të përfshijnë të gjithë familjen në thirrje dhe të bisedojnë me 8 miq njëherazi në 1080p FHD.

Coursera

Zgjeroni njohuritë tuaja dhe merrni klasat që keni dashur gjithmonë. Coursera punon me universitete dhe organizata të tjera, duke ofruar kurse online, specializime dhe programe nga fusha të ndryshme si inxhinieria, shkenca e të dhënave, machine learning, matematika, biznesi, informatika, marketingu dixhital, shkencat njerëzore, mjekësia, biologjia, shkencat sociale dhe shumë të tjera. Tani është koha të investoni!

Sworkit

Një aplikacion fitnesi mund t’ju ndihmojë të stërviteni nga shtëpia – gjithçka që ju nevojitet janë rrobat e palestrës dhe atletet. Me siguri kushton më pak se stërvitja në palestër. Sworkit është një aplikacion për të gjithë ata që duan të jenë më të fortë ose në formë më të mirë. Pasi të keni vendosur qëllimin tuaj, lijani aplikacionit për të vlerësuar formën tuaj dhe ju do ta gjeni veten në një program ushtrimesh 6 javor me qëllime të përcaktuara javore. Vendosni se sa doni të ushtroheni dhe aplikacioni do të përshtasë trajnime sipas orarit tuaj.

Dualingo

Nëse gjithmonë keni dashur të mësoni një gjuhë tjetër, atëherë Dualingo është një aplikacion falas për ju. Kurset ofrojnë adoptim gradual të dëgjimit dhe shqiptimit të fjalëve dhe fjalive, dhe metoda të tjera të ngjashme. Përveçse është falas, Duolingo ka avantazhe të tjera në lidhje me një kurs gjuhësor. Ju mund të zgjidhni kur të mësoni dhe të përcaktoni shpejtësinë e kursit.

Fabulous

Fabulous është një aplikacion i bazuar në shkencë, i inkubuar në Laboratorin e Ekonomisë së Sjelljes në Universitetin Duke në SHBA, që do t’ju ndihmojë të ndërtoni rituale të shëndetshme në jetën tuaj, ashtu si një atlet elitar. Me Fabulous, ju mund të rivendosni rutinë tuaj, të transformoni stilin e jetesës dhe të “rindizni” trurin. Rritni nivelet e energjisë tuaj, shijoni shëndet më të mirë, humbni peshë dhe flini më mirë duke inkorporuar zakone dhe rutina të shëndetshme në jetën tuaj. Përdorni Ekonominë e Sjelljes për të identifikuar se ku keni ngecur dhe ndiqni një program hap pas hapi për të zhbllokuar potencialin tuaj të plotë. Riprogramoni trurin tuaj dhe automatizoni ritualet e rëndësishme në jetën tuaj, kështu që të keni më shumë kohë për ato që kanë të vërtetë me rëndësi. Fabulous është aplikacioni i mirëqenies për të cilin keni nevojë tani!

Mos harroni modelet më të fundit Samsung Galaxy S20 , me to koha po që fluturon! Kujdesu për veten dhe të tjerët #rrinështëpi 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat