Shitja e Sony Xperia 10 MK II fillon në qershor - Bota Sot
Shitja e Sony Xperia 10 MK II fillon në qershor

Mobile

Shitja e Sony Xperia 10 MK II fillon në qershor

Më: 10 prill 2020 Në ora: 16:10
Sony Xperia 10 MK II

Sony Xperia 10 MK II u bë zyrtar në shkurt fillimisht dhe tani duket se modeli i ri i telefonit do të dalë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar në qershor.

Data e përafërt e fillimit të shitjes së telefonit të ri nga Sony pritet të jetë fillimi i qershorit për një çmim që thuhet se do të jetë 319.98 £.

Nëse nuk e keni ditur, Sony Xperia 10 MK II do të vijë me një ekran OLED 6 inç me rezolucion të plotë HD + me rezolucion prej 2520 x 1080 pikselëve.

Procesori vjen me Snapdragon 665 dhe 4 GB RAM dhe 128 GB memorie të përfshirë në pajisje, ndërsa e njëjta gjithashtu do të ketë një vend për kartelë microSD për memorie shtesë.

Xperia 10 MK do të vijë me një kamerë të përparme me 8 megapiksel për Selfie dhe tre kamera të pasme, këto do të përfshijnë një kamerë të pasme me 12 megapiksel dhe dy kamera tjera të pasme me 8 megapiksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat