Motorola ka filluar shitjen e smartfonit të palosshëm Razr edhe në ngjyrë ar

Mobile

Motorola ka filluar shitjen e smartfonit të palosshëm Razr edhe në ngjyrë ar

Më: 11 prill 2020 Në ora: 18:51
Motorola

Të gjithë ata që kanë 1,370 euro për t’i shpenzuar në një smartfon me dukje atraktive, atëherë Motorola ofron një mundësi të përshtatshme.

Kjo mundësia është smartfoni i palosshëm Razr, që tani vjen në ngjyrë ari dhe dallon prej modelit tjetër, që është në tërësi me ngjyrë të zezë.

Gjatë muajit shkurt, ishin shpërndarë disa pamje, që e tregon këtë model, që kishte përfundime me po këtë ngjyrë. Derisa në reklamë, shihet që ngjyra e shndritshme ka mbetur sërish dhe kështu do të duket edhe kur t del prej prodhimit.

Gjërat tjera mbesin të njëjtë si procesori Snapdragon 710, 6GB RAM, 128 gigabajt memorie dhe kamerë me 16 megapixel. Në të njëjtën kohë, vazhdon të ketë bateri të dobët dhe qëndrueshmëri jo të duhur.

Blerja e smartfonit të palosshëm Razr, mund të bëhet nëpërmjet ueb-faqes së Motoroles, derisa duhet pritur një kohë derisa të bëhet dërgesa te klienti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat