Të dhëna shtesë lidhur me iPhone SE, mësohet kapaciteti i RAM dhe i baterisë

Mobile

Të dhëna shtesë lidhur me iPhone SE, mësohet kapaciteti i RAM dhe i baterisë

Më: 17 prill 2020 Në ora: 15:26
iPhone SE

Apple nuk tregon asnjëherë për smartfonët e rinj, se çfarë kapaciteti të RAM do të kenë, si dhe të baterisë, derisa as iPhone SE nuk ka bërë përjashtim.

Mirëpo, në një listim të China Telecom janë mësuar këto të dhëna shtesë, lidhur me këtë iPhone që është më i liri nga Apple deri më tani.

Sipas këtij burimi, iPhone SE ka bateri me 1,821 mAh, ndërsa do t’i ketë 3GB RAM.

Deri më tani, nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare, nëse vërtetë do t’i ketë këto specifika, derisa pritet që ta bljë dikush dhe të tregojë nëse këto pretendime janë të vërteta.

Por, Apple ka thënë me herët, se bateria e iPhone SE do të zgjatë sa ajo e iPhone, 8, që ka kapacitet me 1,821 mAh.

Në anën tjetër 3GB RAM, duhet se është një nivel mjaft i kënaqshëm, pasi i njëjtë me iPhone XR, derisa në iPhone 11 është 4GB RAM, megjithëse kamerën do ta ketë më të dobët.

Ky telefon tashmë është në shitje dhe mund të blihet për 365 euro, ndërsa tashmë kanë filluar të pranohen edhe porositë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat