Fluturoni në botën dixhitale të Samsung me fëmijët tuaj!

Mobile

Fluturoni në botën dixhitale të Samsung me fëmijët tuaj!

Më: 22 prill 2020 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Ne të gjithë e dimë se të vegjlit tanë janë studiues të shkëlqyer, dhe shpesh ata mësohen me teknologjitë e reja dixhitale, që ndryshojnë çdo ditë, më mirë se ne. Kjo nganjëherë mund të jetë një sfidë e vërtetë për prindërit, pasi ne kemi nevojë t’i mbrojmë vogëlushët tanë nga shumë rreziqe që gjenden në botën virtuale. Shqetësimet prindërore do të zhduken me Samsung Kids – një aplikacion i veçantë në smartphone dhe tablet që ofron një mënyrë pune të personalizuar që zgjon imagjinatën dhe kuriozitetin e fëmijëve. Me vetëm një prekje në shiritin Quick Features në tabletat dhe telefonat inteligjentë Samsung, udhëtoni me të vegjlit tuaj në botën magjike të krijimtarisë!

Kalo kohë me Croocroo dhe miqtë e tij dhe ndihmo në dizenjimin e shtëpisë së tyre 

Kur të lançohet aplikacioni Samsung Kids, do të përshëndeteni nga drejtuesi i ekipit dhe aventurieri i shkëlqyeshëm Crocroo, i cili do t’ju udhëzojë në të gjithë ndërfaqen dhe do t’ju shpjegojë se çfarë dhe ku të prekni në ekran. Crocroo do t’ju prezantojë me anëtarët e tjerë të komunitetit të tij virtual, dhe këta janë piktori Bobby, muzikantja Lisa, dhe slothi bukurosh Cookie që pëlqen të gatuajë. Së bashku, ndihmoni Crocroo të dizenjojë një shtëpi për të dhe miqtë e tij dhe t’i ndihmojë ata me detyrat e tyre të përditshme në aplikacionin Crocroo’s Village of Friends.

Mëso si të mendosh dhe të programosh në mënyrë kritike 

Crocroo nuk është vetëm një lider – ai është gjithashtu një aventurier fantastik! Në aplikacionin e aventurës Crocroo mund të ndiqni realizimin e detyrave dhe zgjidhjen e problemeve teksa aftësitë e të menduarit kritik të fëmijës tuaj zhvillohen. Për herë të parë në aplikacion, fëmija do të prezantohet me programimin, ku me ndihmën block coding, fëmijët (por edhe prindërit!) mund të mësojnë për konceptet themelore të informatikës. Gjithashtu, ka lojëra dhe sfida shtesë që fëmijët tuaj mund t’i shkarkojnë vetë falë ndërfaqes së personalizuar të Galaxy Store.

Provo instrumente të ndryshme

Ju dhe fëmija juaj doni të këndoni dhe kërceni? Mos u shqetësoni, artistja Lisa është këtu për ju. Me ndihmën e aplikacionit Magic Voice, ju mund të regjistroni zërat tuaj së bashku dhe t’i konvertoni në zërat e miqve virtualë të Samsung Kids. Për më tepër, është edhe grupi magjik i Lisës që ju lejon të regjistroni dhe këndoni këngë, si dhe të provoni instrumente të ndryshme. Sigurisht – mos harroni të bëni një fotografi të grupit tuaj me efekte vizuale speciale me një kamerë të personalizuar.

Bëhu një artist dixhital

Përveç mësimit dhe muzikës, shpirti artistik i grupit, Bobby, u sigurua të ndante pasionin e tij në krijimin e veprave artistike në telajo të ndryshme. Në aplikacionin My Art Studio, është e mundur të vizatoni dhe krijoni afishe me Bobby-n, dhe për artistë të vërtetë ka edhe vizatime në rërë dhe hapësirë, si dhe libra të shumtë për t’u ngjyrosur në lojën Bobby’s canvas.

Zhvillo zakone të shëndetshme dixhitale 

Duke përdorur cilësimet e përparuara të prindërve, është e mundur të kufizoni kohën e kaluar në telefonat inteligjentë dhe tabletët me qëllim që të zhvilloni zakone të shëndetshme dixhitale. Prindër, mos u shqetësoni – edhe fëmijët më të interesuar do të ndalen në përpjekjen për të ndryshuar cilësimet me një fjalëkalim special PIN. Për më tepër, prindërit gjithashtu mund të përcaktojë se në cilat kontakte telefonike mund të kenë akses fëmijët.

Në fund të lojës, prindërit kanë akses në raporte të detajuara që japin informacion për kohën e përdorimit, aplikacionet më të përdorura, kontaktet e shpeshta telefonike dhe madje edhe punën krijuese të fëmijës gjatë lojës dhe krijimtarisë.

Pra, së bashku me fëmijët tuaj, futuni në një botë dixhitale aventureske, plot njohuri të reja, të cilat janë të sigurta për të vegjlit tuaj! Instalimi në smartphone dhe tableta Samsung është shumë i lehtë, dhe me ndihmën e një ndërfaqeje ndërvepruese dhe kufizimeve prindërore, fëmija juaj mund të përdorë me siguri pajisjen, edhe nëse ju, si prindër, nuk jeni në gjendje të bashkoheni me argëtimin virtual për të gjithë familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat