Apple konfirmon vrimën e sigurisë në të gjithë telefonat iPhone - Bota Sot
Apple konfirmon vrimën e sigurisë në të gjithë telefonat iPhone

Mobile

Apple konfirmon vrimën e sigurisë në të gjithë telefonat iPhone

Më: 27 prill 2020 Në ora: 11:09
Ilustrim

Kompania Apple ka konfirmuar një vrimë sigurie, e cila prek pothuajse të gjithë llojet e telefonave Iphone.

Pas publikimit të raportit nga firma e sigurisë ZecOps, sipas të cilit çdo iPhone me versionin e iOS 6 apo edhe më të ri, është i cenueshëm nga sulmet në distancë, tani edhe kompania Apple ka konfirmuar që ky problem është i vërtetë, raporton Forbes.

ZecOps ka zbuluar një të metë të madhe sa i përket sigurisë së telefonave iPhone. Kjo e metë është në aplikacionin e mesazheve elektronike iOS të Apple, që lejon që një sulmues ta infektojë iPhone-in nga distanca dhe të ketë kontroll në mesazhe.

ZecOps ka zbuluar se sulmet janë më të lehta të bëhen në iOS 13, se sa në versionet e mëhershme të iOS-së. Për shembull, ZecOps ka shpjeguar se me iOS 12, sulmuesi ia lyps përdoruesit e iPhones që ta hapë një email me virus.

Por, me iOS13, sulmi mund të ndodhë edhe pa pranuar ndonjë email, por vetëm kur është i hapur aplikacioni i mesazheve në sfond.

Lajmi i mirë është që Apple ka konfirmuar për Vice se ka arritur të bëjë ndryshime në versionin e fundit të iOS 13.4.5 beta dhe pritet që kompania ta lansojë këtë version.

Deri sa kompania ta bëjë lansimin e iOS 13.4.5, ZecOps tregon se mënyra që ju të jeni të sigurt është që ta hiqni aplikacionin e mesazheve elektronike dhe ta përdorni një aplikacion të palës së tretë.

Gjithashtu, ZecOps ka zbuluar se sulmet nuk mund të ndodhin në Outlook dhe Gmail.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat