Modeli i ri i telefonave Samsung me defekte

Mobile

Modeli i ri i telefonave Samsung me defekte

Më: 2 maj 2020 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Modeli i ri i telefonave Samsung, Galaxy S20 Ultraphone, i cili ka dalë në shitje muajin e kaluar duket se ka probleme teknike.

Sipas raportit të ‘’Digital Trends’’, të mërkurën disa njerëz kanë pasur probleme me ekranin dhe xhamin e kamerës të telefonave.

Në forumin e përdorueseve të Samsungut, shumë njerëz janë ankuar.

Dikush ka treguar se xhami i kamerës është çarë pa rënë në tokë dhe pa u dëmtuar në ndonjë mënyrë tjetër, raporton CNET.

Një çift ka treguar se i njëjti dëmtim ju ka ndodhur edhe atyre.

Ndërsa një person tjetër me problemin e njëjtë, ka treguar se ka provuar t’ia ndërroj xhamin kamerës, mirëpo nuk ka pasur xham në dispozicion dhe i kanë thënë të kthehet pas tri javëve.

Kompania ‘’Samsung’’ nuk ka dashur të komentoj për këtë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat