Shitjet e telefonëve me rënien më të madhe regjistruar ndonjëherë - Bota Sot
Shitjet e telefonëve me rënien më të madhe regjistruar ndonjëherë

Mobile

Shitjet e telefonëve me rënien më të madhe regjistruar ndonjëherë

Më: 3 maj 2020 Në ora: 08:59
Ilustrim

Varësia nga komponentët e smartfonëve Kinezë shkaktoi probleme të mëdha në SHBA dhe Evropën Perëndimore ku dërgesat ranë me 16.1% dhe 18.3% respektivisht.

Shitjet globale të smartfonëve ranë në tre muajt e parë të këtij viti dhe është rënia më e madhe shënuar ndonjëherë nxitur nga pandemia e koronavirusit.

Prodhuesit e smartfonëve shitën 275.8 milionë njësi nga Janari në Mars, një rënie me 11.7% krahasuar me një vit më parë dhe rënia më e madhe vjetore regjistruar ndonjëherë nga firma analitike IDC.

Kina shënoi një rënie me 20.3% dhe pati një impakt të madh në tregun global në tërësi sepse vetëm Kina zë ¼ e dërgesave.

Varësia nga komponentët e smartfonëve Kinezë shkaktoi probleme të mëdha në SHBA dhe Evropën Perëndimore ku dërgesat ranë me 16.1% dhe 18.3% respektivisht.

Nga ana tjetër firma analitike Counterpoint Research thotë se dërgesa ranë me 13% dhe sipas kompanisë janë shitur më pak se 300 milionë njësi, pika më e ulët që prej 2014.

Të dy kompanitë, IDC dhe Counterpoint Research bien dakord se Samsung është lideri ndjekur nga Huawei dhe Apple. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat