Huawei sjell smartphone të ri për 99 euro

Mobile

Huawei sjell smartphone të ri për 99 euro

Më: 14 maj 2020 Në ora: 15:03
Huawei Y5p dhe Y6p

Huawei Y5p dhe Y6p dëshirojnë të bindin konsumatorët e tyre, edhe pse janë pa aplikacionet e Google, por tashmë me çmime të përballueshme.

Huawei është duke sjellë dy smartphone të rinj.

Ashtu si të gjithë telefonat nga Huawei të sapo lëshuar, edhe këta smartphone vijnë pa aplikacione të Google.

Image
Huawei Y5p

Huawei Y5p vjen me një ekran LC 5.45-inç që ka një rezolucion prej 720 x 1.440 pixel. Në pjesën e pasme ka një kamerë mjaft të madhe, në të cilën ka vetëm një lente me rezolucion maksimal 8 megapixel.

Huawei Y5p ka një RAM prej 2 GB, memorie të brendshme 32 GB. Bateria ka një kapacitet prej 3,020 mAh.

Çmimi i Huawei Y5p është 99 euro.

Image
Huawei Y6p

Huawei Y6p është pajisur pak më mirë. Me 6.3 inç në 720 x 1.600 pixel, është gjithashtu edhe më i madh. Ka një kamerë të përparme prej 13 megapixel.

Y6p ka 3 GB RAM dhe memorie të brendshme prej 64 GB.

Bateria e Y6p ka një kapacitet prej 5,000 mAh.

Çmimi i Huawei Y6p është 159 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat