Njihuni me versionin e Galaxy S20 që Samsung ka ndërtuar për ushtrinë Amerikane - Bota Sot
Njihuni me versionin e Galaxy S20 që Samsung ka ndërtuar për ushtrinë Amerikane

Mobile

Njihuni me versionin e Galaxy S20 që Samsung ka ndërtuar për ushtrinë Amerikane

Më: 23 maj 2020 Në ora: 06:43
Galaxy S20

Samsung ka krijuar një telefon enkas për ushtrinë amerikane. Bëhet fjalë për një prodhim të tipit Galaxy Samsung S20. Telefoni ka një modalitet i cili fik LTE dhe bllokon çdo valë radio të arrijë telefonin në rast se ekziston frika e përgjimit.

Samsung e ka ndërtuar këtë version të Galaxy S20 për tu përdorur në kushte të vështira, por që nuk keni për të pasur mundësi për të blerë një të tillë.

Kompania prezantoi Galaxy S20 Tactical Edition dhe siç sugjeron emri, është dizajnuar sipas kërkesës së ushtrisë Amerikane dhe qeverisë federale.
Ka dy niveleve enkriptimi për të ruajtur të dhënat më sekrete dhe lidhet me sistemet radio të ushtrisë.

Telefoni ka një modalitet i cili fik LTE dhe bllokon çdo valë radio të arrijë telefonin në rast se ekziston frika e përgjimit. Ekrani i tij ka madhësi prej 6.2-inç 1440p. Vjen me procesor Snapdragon 865, 12GB RAM, 128GB memorie të brendshme dhe bateri 4000 mAh.

Image
Galaxy S20

 

Samsung e prezantoi telefonin në një kasë, e cila duhet të rezistojë rënieve dhe goditjeve, por vetë kompania nuk e përmend diçka të tillë. Telefoni del në shitje në tre mujorin e tretë të 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat