Huawei lanson modelin e ri të telefonit, P Smart S

Mobile

Huawei lanson modelin e ri të telefonit, P Smart S

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:32
P Smart S

Huawei ka shtuar një pajisje tjetër në linjën e saj të telefonave, përkatësisht modelin P Smart S. Telefoni i ri i gjigantit kinez mbështetet në Kirin 710F, i kombinuar me 4 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme për ruajtje.

Ekziston edhe një port shtesë për memorie, i cili ia lejon pajisjes të shtojë edhe 256 GB hapësirë të ruajtjes së brendshme.

P Smart S bazohet në Android 10 me ndërfaqen EMUI 10.1, por nuk ka asnjë mbështetje për Shërbimet e Google Mobile (GMS). Përdoruesit do të duhet të mbështeten te Shërbimet Mobile Huawei (HMS) dhe AppGallery për të shkarkuar aplikacione mobile.

Telefoni ka një ekran OLED me 6.3 inç me rezolucionin FullHD +, i cili strehon një sensor të gjurmëve të gishtërinjve për verifikimin biometrik të gjurmëve të gishtave.

Për fotografi, P Smart S përdor gjithsej katër kamera: një për selfie me 16MP në pjesën e përparme dhe një kamerë kryesore 48MP në anën e pasme, me një sensor 8MP ultra të gjerë dhe 2MP për thellësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat