Kthimi i befasishëm, HTC paraqet dy telefona celularë të rinj

Mobile

Kthimi i befasishëm, HTC paraqet dy telefona celularë të rinj

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Prodhuesi tajvanez është rikthyer me një telefon 5G dhe një telefon me rreze të mesme.

HTC dikur ishte forca lëvizëse në tregun e atëhershëm në zhvillim Android.

Sidoqoftë, në vitin 2018, prodhuesi tajvanez pothuajse tërësisht u tërhoq nga biznesi i smartphone-ve, transmeton Telegrafi.

HTC tani ka prezantuar dy telefona celularë të rinj dhe po shpreson për një rikthim.

HTC U20 5G vjen me një ekran 6.8 inç me një rezolucion prej 1080×2400 pixel.

Dhe ky është telefoni i parë mobil 5G nga prodhuesi dhe në të njëjtën kohë telefoni i parë, ekrani i të cilit ka një vrimë kamerash.

HTC nuk ka zbuluar nëse ekrani është i bazuar në teknologjinë OLED apo nëse është një ekran LC.

HTC U20 5G me 4 lente kamerash

HTC U20 5G mundësohet nga procesori 7nm Snapdragon 765G i Qualcomm. Kjo mbështetet nga 8 GB RAM dhe 256 GB memorie.

Siç bëhet e ditur, pesha e pajisjes është 215 gram.

Kamera është e përbërë nga 4 lente: kamera kryesore me 48 MP, një lente me kënd të gjerë me 8 MP, një lente makro me 2 MP, ndërsa kamera për “selfie” ka një rezolucion prej 32 MP.

Kapaciteti i baterisë është 5,000 mAh.

Telefoni celular mund të ngarkohet me një maksimum prej 18 watts. Android 10 shërben si sistemi operativ.

HTC Desice 20 Pro

Përveç U20 5G, HTC prezantoi edhe Desire 20 Pro. Ka sistem të ngjashëm kamerash me 4 lente dhe mundësohet nga një Snapdragon 665. Ky smartphone vjen me 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ​​për ruajtje. Desire 20 Pro ka një ekran LC 6.5 inç dhe gjithashtu një bateri 5000 mAh.

Të dy HTC U20 5G dhe HTC Desire 20 Pro fillimisht do të lëshohen vetëm në tregun e brendshëm në Tajvan. Dhe është e paqartë nëse të dy pajisjet do të shiten edhe në Evropë.

Në Tajvan, U20 5G kushton 670 euro. Ndërsa çmimi i Desire 20 Pro kushton 270 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat