Galaxy Z Flip ka një rival të ri të palosshëm nga Huawei - Bota Sot
Galaxy Z Flip ka një rival të ri të palosshëm nga Huawei

Mobile

Galaxy Z Flip ka një rival të ri të palosshëm nga Huawei

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:34
Galaxy Z Flip

Samsung pritet të zbulojë Galaxy Z Flip 5G muajin e ardhshëm, ndërsa konkurrenca nga kompanitë tjera ka qenë jashtëzakonisht e madhe.

Tashmë edhe Huawei është raportuar se futet në skenë.

Gjiganti i teknologjisë kineze dyshohet se po punon në telefonin e vet, i cili do t’i bëjë konkurrencë Z Flip nga Samsung.

Njoftuesi në Twitter, Ben Geskin, ka postuar atë që raportohet se do të quhet Huawei Mate V, e cila do të duket “e ngjashme me Samsung Galaxy Z Flip, por me më shumë kamera dhe një nivel me njohje 3D të fytyrës”.

Duket jashtëzakonisht shumë i ngjashëm si Galaxy Z Flip, megjithëse nuk e dimë se sa i madh do të jetë celulari.

Ky nuk është telefoni i parë i palosshëm i kompanisë – ajo lëshoi Mate X vitin e kaluar edhe pse ky telefon i mençur nuk hyri kurrë në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

Sigurisht, Huawei është në disavantazh pasi nuk mund të ofrojë aplikacionet e Google, dhe po përballet me disa sfida në tregtimin e tij në Britaninë e Madhe dhe SHBA, kështu që telefoni mund të mos dalë as në territoret lokale.

Por nëse arrin të menaxhojë këtë situatë, Galaxy Z Flip 5G mund të kishte një rival të madh në këtë drejtim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat