Del bateria që mban telefonin të karikuar për 5 ditë

Mobile

Del bateria që mban telefonin të karikuar për 5 ditë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 09:25
Ilustrim

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një makinë elektrike për 1 mijë kilometra. Nëse teknologjia e tyre do të përdoret në masë, siç transmeton shqip, atëherë do të sillte një ndryshim rrënjësor në “betejën” për burime energjie më ekologjie dhe efikase.

Skuadra e kërkuesve nga Universiteti “Monash” në Melburn thotë se bateria e tyre, e përbërë nga sulfur litiumi, është katër herë më e fuqishme sesa bateritë tradicionale. Shpikja e tyre është pranë miratimit dhe nxjerrjes në treg dhe ata thonë se do të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Shumica e baterive janë vetëm me jone litiumi dhe alternativa me sulfur litiumi ka mundësinë që të mbajë të karikuar pajisjet për më shumë kohë. Megjithatë, kjo lloj bateria ka një jetëgjatësi më të shkurtër dhe përpjekjet e mëparshme për prodhimin në masë të saj kanë dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat