Kompania britanike prodhon telefonin që ‘detekton’ koronavirusin

Mobile

Kompania britanike prodhon telefonin që ‘detekton’ koronavirusin

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 13:43
Pajisja CAT S62

Një telefon i ri është nxjerrë në treg nga një kompani britanike.

Pajisja CAT S62 duket si një telefon i zakonshëm në pamje të parë.

Por ajo ka një tipar mjaft unik: një kamera termale 4 herë më të fuqishme se paraardhësi i saj.

Imazhet termale janë të modeluara të japin imazhe të detajuara të rrezatimeve që vijnë nga radiatorët apo motorët.

Por, krijuesit e telefonit shprehen se ky tipar mund të përdoret për të ndihmuar në përcaktimin e temperaturës së përdoruesit, e cila mund të jetë shkaktuar nga Covid-19.

Nuk dihet ende se sa efektiv do të jetë ky tipar i CAT S62, por testet kanë rezultuar premtuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat