Samsung prezanton pesë pajisje të reja dhe të fuqishme Galaxy për të fuqizuar punën dhe lojën tuaj - Bota Sot
Samsung prezanton pesë pajisje të reja dhe të fuqishme Galaxy për të fuqizuar punën dhe lojën tuaj

Mobile

Samsung prezanton pesë pajisje të reja dhe të fuqishme Galaxy për të fuqizuar punën dhe lojën tuaj

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:13
Seria Galaxy Note20

Seria Galaxy Note20 është një central produktiviteti, që lidhet pa probleme me ekosistemin Galaxy për t’ju dhënë më shumë fleksibilitet dhe kohë për çka ka më shumë rëndësi.

Samsung Electronics organizoi eventin e parë ndonjëherë virtual  ‘Galaxy Unpacked’ transmetuar live  nga Korea për të prezantuar një grup të ri të pajisjeve të fuqishme. Gjatë këtij eventi u prezantuan pesë pajisje, të cilat integrohen pa vështirësi me qëllim fuqizimin e konsumatorëve që lundrojnë në një botë që ndryshon me shpejtësi: Galaxy Note20 dhe Galaxy Note20 Ultra, linja më e fuqishme e Note; Tab S7 dhe S7 +, tableta të gjithanshëm për produktivitet dhe kreativitet; Galaxy Watch3, një orë smart premium me karakteristika të përparuara mbi shëndetin; Buds Galaxy, kufje  elegante dhe ergonimike me cilësi të lartë tingulli dhe Galaxy Z Fold2, smartphone-i i palosshëm  i gjeneratës tjetër, me përmirësime të shtuara.

“Asnjëherë më parë nuk jemi mbështetur në teknologji si në ditët e sotme. Është mënyra se si ne qëndrojmë të lidhur, ndërsa lundrojmë në sfidat e jashtëzakonshme me të cilat përballemi  në të gjithë botën” tha Dr. TM Roh, President dhe Shef i Mobile Communications Business, Samsung Electronics. Teknologjia duhet ta bëjë jetën më të lehtë, jo më komplekse. Kjo është arsyeja pse kemi prezantuar pesë pajisje të reja të fuqishme. Të veçuara nga njëra-tjetra, këto pajisje janë mjete të fuqishme për t’ju ndihmuar të maksimizoni punën tuaj dhe eksperiencën me lojërat. Së bashku, si pjesë e ekosistemit Galaxy, ata punojnë së bashku në mënyrë që të mund ta kaloni kohën tuaj të përqendruar në ato gjëra që kanë më shumë rëndësi për ju. ”

Seria Galaxy Note20 – seri më e fuqishme e Note — është një central elektrik i produktivitetit që funksionon si një kompjuter dhe ju lejon të luani si një profesionist. Seria vjen në dy versione: Galaxy Note20 Ultra, i dizajnuar për fansat e Note që kërkojnë fuqinë dhe produktivitetin absolut dhe Galaxy Note20, për përdoruesit më të gjerë të Note që kërkojnë të maksimizojnë kohën e tyre për punë dhe lojra. Të dy janë ndërtuar për efektshmëri të lartë, në mënyrë që të keni më shumë kohë për të qëndruar në kontakt me njerëzit që ju doni.

Fuqia për të punuar

Sot, ne kemi nevojë për pajisje që janë aq fleksibël sa dhe ne, në mënyrë që të mund të punojmë, të luajmë dhe të lidhemi siç duam. Çoni produktivitetin tuaj në nivelin tjetër me serinë Galaxy Note20. Seria më e fundit Note nga Samsung transformon mënyrën si punoni — duke ju fuqizuar të bëni më shumë në çdo kohë nga kudo. Tani, në seritë Galaxy Note20, tiparet e reja të S Pen dhe Samsung Notes ofrojnë përvojë edhe më të fuqishme dhe shtrihen në Galaxy Tab S7 dhe Tab S7+ për fleksibilitet dhe komoditet. Gjthashtu, një marrëdhënie më e thellë me partnerin e hershëm të Samsung, Microsoft, bën serinë Galaxy Note20 dhe PC-n juaj Windows të punojnë pa probleme së bashku.

Një S Pen i avancuar: Një nga të preferuarit në mesin e besnikëve të Note dhe njerëzve ‘multitaskers’ që janë të aftë të përfshihen në shumë veprimtari në një kohë, S Pen-i i përmirësuar i serisë Galaxy Note 20 ofron përvojën absolute të shkrimit, në mënyrë që të mbani shënim idetë tuaja, sa herë që ju  frymëzoheni. Seria Galaxy Note20 ka saktësi më realiste se kurrë që ju jep më shumë saktësi dhe përgjigje. 5 karakteristikat e reja ‘Anywhere’ të S Pen e bëjnë navigimin pa prekje te pajisjes tuaj – si p.sh cilin kthimin në ekranin fillestar ose bërjen e një screenshot – aq te thjeshtë sa një lëvizje kyçi.

Përvojë më fleksibile dhe e dobishme me Samsung Note: Ne kemi nevojë për mjete të dizajnuara për të na lejuar të punojmë nga cilido vend, në çdo kohë, në çdo pajisje. Për t’ju ndihmuar të kapni, modifikoni dhe ndani idetë tuaja përmes telefonit, tabletit ose kompjuterit tuaj me Windows 10, Samsung Notes vjen me aftësinë e ‘auto-ruajtjes’ dhe sinkronizimit, kështu që ‘puna e humbur’ bëhet një gjë e së shkuarës dhe ju mund të vazhdoni aty ku e latë. Samsung Note konverton automatikisht shkrimin tuaj të çrregullt në kaligrafi te lexueshme. Gjithashtu, dhënia e feedback-ut në lëvizje është e lehtë, tani që mund të redaktoni, modifikoni dhe nënvizoni PDF-të ose prezantimet e Microsoft PowerPoint në Samsung Note. Përdorni opsionin e ri për të regjistruar audio ndërsa mbani shënime dhe thjesht shtypni mbi një fjalë në shënimet tuaja për t’ju çuar në atë moment të regjistrimin tuaj. Mbani çdo gjë të organizuar përmes dosjeve të reja menaxhuese‘me intuitë’ që e bëjnë gjithçka më të lehtë për t’u gjetur.

Puno në mënyrë të zgjuar në të gjitha pajisjet: Aplikacioni Your Phone nga Microsoft meintegrimin Link to Windows tani ju lejon të aksesoni lehtësisht aplikacionet e telefonit direkt nga ekrani Windows 10 i kompjuterit, pa ndërprerë punën tuaj. Është e thjeshtë për të dërguar mesazhe, për të menaxhuar njoftime, për të sinkronizuar fotografi, për të marrë dhe dërguar thirrje, të gjitha nga Windows 10 PC. Shtoni aplikacionet tuaja të preferuara në menunë tuaj Taskbar ose Start, kështu që nuk do të duhet të kërkoni në telefonin tuaj për aplikacionet tuaja të preferuar sociale ose Galerinë. Më vonë gjatë vitit, do të keni mundësinë të përdorni njëherazi shumë aplikacione në PC tuaj. Dhe të gjitha ekosistemet tuaja të produktivitetit janë të organizuara ndërmjet pajisjeve, kur Samsung Notes sinkronizohet me Microsoft OneNote dhe Outlook dhe ‘Reminders’ e tu sinkronizohen me Microsoft Outlook, To Do dhe Teamskështu që gjithçka që ju nevojitet është lehtesisht e aksesueshme, pavarësisht se ku ndodheni.

Fuqia për të luajtur

Samsung po sjell ortakërinë e tij me Microsoft-in edhe në spektrin argëtues të serive Galaxy Note20, duke e çuar lojën virtuale në nivelin tjetër. Përfshije plotësisht veten në përvojën më të fuqishme të lojrave në celular që Samsung ka dizenjuar ndonjëherë në një smartphone, në mënyrë që  ju mund të luani si një profesionist nga shtrati juaj, oborri i shtëpisë ose kudo jeni. Seria Galaxy Note20 vjen me një performance të një niveli tjeter, lidhjen dhe ekranin më të mirë. Plus, seritë Galaxy Note20 vijnë me mjete profesionale për të kapur foto mahnitëse, për të krijuar video kinematografike dhe ofron përvoja të përparuara shumëfunksionale.

Lojërat tuaja të preferuara Xbox në seritë Galaxy Note20: Duke filluar nga 15 shtatori, luani mbi 100 lojëra Xbox në telefonin ose tabletin tuaj, direkt nga cloud (beta) me Xbox Game Pass Ultimate, duke përfshirë hitet si Minecraft Dungeons dhe Gears 5. Përvoja e lojërave të serive Galaxy Note20 është e ngritur më tej me përforcuesin e tij të lojërave AI dhe optimizimin e përgjigjes audio Bluetooth, dhe vonesën me prekje 240Hz në Galaxy Note20 Ultra. Gjithashtu me një ekran të madh dhe përfshirës me përvojë të rrjedhshme loje falë procesorit më të fuqishëm në një Galaxy deri më sot, seria Galaxy Note20 është një bashkim professional lojrash që përshtatet në xhepin tuaj.

Filmime kinematografike në pëllëmbën e dorës tuaj: Me raportin e aspektit 21:9 dhe regjistrim 24fps, kamera 8K e serisë Galaxy Note20 tani ju lejon të keni akses me rezolucion ultra të lartë dhe një përvojë video me cilësi profesionale. Përdorni modalitetin e fuqishëm Pro Video me fokus të gradës profesionale, audio, ekspozim, kontrollues të shpejtësisë së zoom-it, ndriçim dhe xhirim 120fps në opsionet FHD për video të stilit kineast. Ju gjithashtu mund të kontrolloni dhe burimet e tingujve në serine e Galaxy Notes 20, duke zgjedhur dhe rregulluar tingujt që vijnë nga burime të ndryshme, në mënyrë që ky i fundit t’ju vijë qartë. Së bashku me Galaxy Buds Live, për shembull, ju mund të regjistroni audio të pastër si kristal ndërsa minimizoni zhurmën në sfond.

Master i multitasking me Advanced Samsung DeX: Për herë të parë me Samsung DeX, kur të keni nevojë për një ekran më të madh, thjesht lidhni me wireless Galaxy Note20 me një Smart TV. Menaxhoni dy ekrane njëkohësisht me Galaxy Note20 dhe një ekran TV, në mënyrë që të mund të shkruani me miqtë tuaj gjatë kohës që jeni duke pare një video në një Smart TV.

Trashëgimia Galaxy e Fuqisë dhe e Performancës

Galaxy Note ka forcuar fort statusin e tij si telefoni i fuqisë së fundit. Seria Galaxy Note20 vazhdon atë trashëgimi si seria më e fuqishme e Note, për t’ju dhënë të gjitha gjërat që dini, dashuroni dhe prisni nga Galaxy.

Seria Galaxy Note20 është ndërtuar me procesorin më të shpejtë të të gjitha pajisjeve Galaxy. Ajo përmban teknologjinë më të avancuar dhe përvojat e klasit më të lartë, pa sakrifikuar dizajnin ikonik, të pakohë dhe të qëndrueshëm. Të dy, Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra prezantojnë një ngjyrë të re të bronztën mistike, tone të buta neutrale që kapërcejnë tendencat e ndryshueshme, me një efekt të ri, me texture të mjegullt që fsheh gjurmët e gishtërinjve.

Për herë të parë në serinë e Note, Galaxy Note20 Ultra ofron ekranin e ‘gjallë’ dhe të ndritshëm Dynamic AMOLED 2X dhe shpejtësinë e rifreskimit prej 120Hz duke dhënë vizualizime të buta në ekranin tonë më të mirë, i cili automatikisht përshtatet me përmbajtjen që po shihni për të zgjatur ‘kohën’ e baterisë. Një bateri inteligjente që mban gjithë ditën dhe me aftësi ngarkuese super të shpejtë, duke u karikuar më shumë se 50% në vetëm 30 minuta, në mënyrë që kurrë mos t’ju duhet të shqetësoheni për mbarimin e baterisë.

Udhëheqësi i Samsung Galaxy 5G përcjell fuqinë e një niveli tjetër për atë që doni të bëni falë 5G. Shijoni përfitimet e super shpejtësisë dhe gjendjen e qetë mendore që çdo gjë që ju nevojitet është vetëm një klik larg falë fuqisë se Galaxy 5G në të dyja rrjetet Syb-6 dhe mmWave. Seria e Galaxy Note 20 siguron gjithashtu Wi-FI 6 të qëndrueshëm me një gjendje latent të optimizuar për shërbime të ndryshme transmetimi. Ju mund të jeni të sigurt se pajisja dhe softueri juaj i serive Galaxy Note20 është i siguruar në mënyrë aktive, falë Samsung Knox, platforma e sigurisë për telefonat Samsung.

Për herë të parë me një pajisje Galaxy me UWB, ‘Nearby Share’ do të arrijë një nivel të ri të shpërndarjes së materialeve në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë tek Galaxy Note 20 Ultra. Duke drejtuar thjesht Galaxy Note20 Ultra drejt një pajisje tjetër të aktivizuar me UWB Galaxy, Nearby Share do të rendisë automatikisht njerëzit të cilët i keni perballë, në krye të panelit tuaj të shpërndarjes në smartphone. Funksionaliteti i ardhshëm UWB gjithashtu do t’ju ndihmojë të gjeni gjërat në mënyrë më të saktë me teknologjinë AR dhe të hapni shtëpinë tuaj si me një çelës dixhital.

Zbulo eksperienca te reja me Connected Galaxy Ecosystem

Pajisjet dhe shërbimet Samsung janë krijuar për të punuar së bashku, jo vetëm duke ngritur nivelin e punës dhe lojës suaj, por gjithçkaje që është e rëndësishme për ju. Ngrijeni serinë tuaj të Galaxy Note20  në nivelin tjetër duke i shtuar elementët e rinj të Samsung Galaxy: Galaxy Tab S7 dhe Tab S7 +, Galaxy Watch3 dhe Galaxy Buds Live. Me këto plotësime absolute të përvojës së Note, mund të punoni me mire, të luani më gjatë, të jetoni më shendetshem dhe të komunikoni më mirë.

Galaxy Tab S7 dhe Tab S7+, Tablet universal për produktivitet dhe kreativitet 

Galaxy Tab S7 dhe Tab S7 + janë dy tableta fleksibël dhe të gjithanshëm që kombinojnë aftësinë e një kompjuteri, fleksibilitetin e një tableti dhe lidhjen e një smartphone. Duke u bazuar në trashëgiminë e lidershipit të Samsung të Galaxy 5G, Galaxy Tab S7 dhe S7 + do të transmetojnë videokonferenca pa probleme, download-ime të shpejta dhe transmetime praktikisht pa vonesa.Duke përjetuar nivelin e produktivitetit të një kompjuteri në Galaxy Tab S7 and S7+ falë procesorit të fuqishëm, experiences së përmirësuar të tastierës (tastiera shitet e veçantë si Book Cover Keyboard) dhe një S Pen-i të përmirësuar me aftësi të ngjashme si seria e Galaxy Notes 20- të gjitha për t’ju dhënë fuqinë për të bërë më shumë gjëra në pak kohë. Por një tabletë nuk duhet vetëm të përmirësojë punën tonë, por gjithashtu duhet të na ndihmojë të përfitojmë sa më shumë nga koha joproduktive. Për një argëtim të një niveli tjetër, Galaxy Tab S7 dhe S7 + vijnnë me një ekran gjithëpërfshirës me një ritëm të rifreskimit 120 Hz, në mënyrë që ju mund të përfitoni plotësisht nga lojrat në cloud, dhe transmetimi të lartë HD  që 5G mundëson — ose t’i bëni të dyja në të njëjtën kohë me aftësitë e përmirësuara multi-tasking. Për përdoruesit që duan edhe më shumë hapësirë ​​për të punuar, luajtur dhe krijuar, Galaxy Tab S7 + ofron një ekran Super AMOLED 12.4”ekstra të madh.

Këto tableta gjithashtu e bëjnë më të lehtë se kurrë për të punuar me shumë pajisje. Kur nuk ka rrjet Wi-Fi rreth e rrotull, ju mund të përdorni Auto Hotspot për të lidhur automatikisht pajisjet e tjera Galaxy me tabletin tuaj të aktivizuar nga 5G. Dhe me Nearby Share, ju mund të transmetoni me lehtësi materiale me kontaktet afër. Përdorni Galaxy Tab S7 dhe S7 + për të ‘zgjatur’ Samsung PC  me një ekran të dytë, kështu që ju mund të zgjidhni midis dublikimit dhe zgjatjes së ekranit tuaj. Maksimizoni  produktivitetin tuaj edhe më tej me mjete të tilla si Samsung Notes, S Pen, Key Cover Keyboard dhe mausit me Bluetooth për përvojën e plotë të informatikës.

Galaxy Watch3- Një orë premium Smart që vjen me karakteristika të avancuara rreth shëndetit

Galaxy Watch3 është një shoqërues juaji i gjeneratës tjetër për menaxhimin e rutinave tuaja, arritjen e qëllimeve tuaja të fitnesit dhe marrjen në kontroll të shëndetin tuaj. E ndërtuar me materiale premium dhe një version të hollë të kornizës së famshme të rrotullueshme, Galaxy Watch3 përmban mjeshtërinë e një ore luksoze, ndërsa është mjaft e rehatshme për t’u mabjtur gjatë gjithë ditës dhe natës. Por kjo orë smart nuk është thjesht tërheqëse për syrin – është gjithashtu qendra e experiences suaj me një stil të shëndetshëm jetese, duke prezantuar paketën më të zgjeruar të shëndetit nga Samsung deri më sot.

Me karakteristikën e matjes së oksigjenit në gjak, ju mund të matni dhe gjurmoni nivelin e oksigjenit me kalimin e kohës, për qëllime të fitnesit dhe të jetuarit shëndetshëm. Kur vihet re një rënie e mundshme, vendndodhja juaj do të dërgohet menjëherë tek kontaktet e paracaktuara. Running Analysis do t’ju ndihmojë të vraponi më mirë, të përmirësoni formën dhe të parandaloni lëndimet, ndërsa VO2 max ndjek përparimin tuaj kardio për të siguruar pasqyrën ekonsumit të oksigjenit. Për ata që duan të qëndrojnë të shëndetshëmndërsa janë në shtëpi, Samsung Health ofron më shumë se 120 programe të ndryshme të trajnimit në shtëpi, në mënyrë që të mund të gjurmoni përparimin tuaj të stërvitjes në orën tuaj.

Galaxy Buds Live- Kufje plot stil dhe ergonomike me një kualitet të mrekullueshëm tingulli

Njihuni me formën më të re të kufjeve të vërteta pa tel – Galaxy Buds Live.  Me një dizajn vërtet ikonik dhe përshtatje të rehatshme – ato nuk i ngjajnë asgjëje çfarë mund të keni mbajtur më parë.

Kombinimi i ekspertizës së tingullit të AKG me një altoparlant më të madh, 12 mm, krahasuar me Galaxy Buds+ së bashku me kanalet e basit, bëjnë që audio të tingëllojë më e thellë dhe e pasur, në mënyrë që të mund të shijoni muzikën ashtu siç do të donte artisti. Galaxy Buds Live vijnë me tre mikrofona dhe me një njesi të marrjes (përçimit) të zërit, në mënyrë që të ndjeheni sikur jeni në të njëjtën dhomë me të dashurit tuaj, edhe kur jeni shumë larg. Këto kufje vijnë me karakteristikën e ‘zhdukjes aktive të zhurmave’  për hapësirat e hapura për të sjellë më të mirën e të dyjave:  cilësia e tingullit në kohë reale e një ambienti të hapur, me aftësinë që ju të akordoheni me botën përreth jush. Përhumbuni duke dëgjuar një libër zanor, pa e humbur njoftimin e orarit të trenit të ardhshëm.

Jepini një formë të re gjithçkaje që është e mundur, me Galaxy Z Fold2

Samsung vazhdon të kryesojë në një kategori krejt të re të pajisjeve celulare duke prezantuar gjeneratën e ardhshme të telefonave të palosshëm – Galaxy Z Fold2. Pas lançimit të dy pajisjeve të palosshme dhe dëgjimit të komenteve të përdoruesve për ‘update-t’, përditësimet më të kërkuara nga ta, Samsung nxjerr Galaxy Z Fold2 me risi domethënëse që u ofron përdoruesve një përvojë unike të palosshme. Galaxy Z Fold2 kombinon transportueshmërinë dhe fleksibilitetin e një smartphone me fuqinë dhe madhësinë e ekranit të një tableti për produktivitetin përfundimtar. Pavarësisht nëse është i palosur ose jo, mund të shijoni një përvojë luksoze në celular me modelin premium të Galaxy Z Fold2. Galaxy Z Fold2 vjen medy ekrane cep më cep, pothuajse pa kornizë Infinity-O Display. Ekrani Cover është 6.2-inç dhe ekrani kryesor është masiv prej 7.6-inç, duke i bërë ata të dy bashkë më të mëdhenj se Galaxy Fold.

Me modelin e tij të hijshëm dhe inxhinierinë e rafinuar, Galaxy Z Fold2 vjen në dy ngjyra po aq mahnitëse: E zeza mistike dhe e Bronzta Mistike.  Ndërsa vazhdojmë të mësojmë nga feedback-u i përdoruesve, Samsung po ndërton partneritetet jetëgjatë me Google dhe Microsoft për të dizajnuar  një përvojë të palosshme të pakonkurrueshme. Për përdoruesit që kërkojnë një dizajn unik premium, Samsung është përsëri në partneritet me shtëpinë ikonike të modës në Nju Jork Thom Brown,  për të ofruar një edicion të limituar  Galaxy Z Fold2 Thom Browne. Me Galaxy Z Fold2, Samsung vazhdon të frymëzojë të gjitha mundësitë e reja për të gjithë kategorinë e ‘të palosshmë-ve’ .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat